1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

081110 Brehme 50

9 Nëntor 2010

Karrierën e tij aktive si futbollist profesionist ai e ka përfunduar para 12 vjetësh, por emri i tij vazhdon të jetë i njohur edhe në radhët e sportdashësve të rinj. Fjala është për Andreas Brehme, që mbush 50 vjeç.

https://p.dw.com/p/Q2OA
Andreas Brehme në ndeshjen e fundit të Bundesligës me 1. FC Kaiserslautern- 09.05.1998
Andreas Brehme në ndeshjen e fundit të Bundesligës me 1. FC Kaiserslautern- 09.05.1998Fotografi: picture alliance/dpa

Falë futbollistit nga Hamburgu ekipi gjerman arriti të fitojë në vitin 1990 për herë të tretë dhe deri tani të fundit titullin kampion i botës. Ishte minuta e 85-të e ndeshjes finale të Botërorit 1990 në Romë, Gjermani-Argjentinë, kur mbrojtësi Andreas Brehme shndërroi në gol një penallti të dhënë për shkak të pengimit të sulmuesit Rudi Vëller në zonën e rreptësisë.

Andreas Brehme duke luajtur për Interin e Milanos
Andreas Brehme duke luajtur për Interin e MilanosFotografi: picture alliance/dpa

Pjesë nga transmetimi i ndeshjes në radio: "Prej kësaj goditjeje varet titulli i kampionit për Gjermaninë. Brehme kundër vrasësit të penalltive Goycochea. Gooool për Gjermaninë, 1:0, gol nga Andreas Brehme. Me të djathtën në cepin e majtë.“

Me këtë gol Andreas Brehme asokohe 29 vjeç hyrë në historinë e futbollit gjerman. Në moshën 19-vjeçare Brehme, me profesion automekanik, u largua nga skuadra e vendlindjes së tij Barmbek-Uhlenhorst në Hamburg dhe filloi të luante në kategorinë e II në Saarbrücken. Më pas filloi të luante në Bundesligë: Pesë vjet me FC Kaiserslautern, dy vjet me Bayern e Mynhut dhe në moshën 27 vjeçare kalon te Inter Mailand.

Andreas Brehme, mbush 50 vjeç
Andreas Brehme, mbush 50 vjeçFotografi: picture alliance/dpa


Në vitin 1993 Brehme rikthehet në Bundesligë kuluan deri në fund të karierës së vet si futbollist, në moshën 37 vjeç, me Kaiserslauternin. Babai i dy djemve ka luajtur në 86 ndeshje me kombëtaren gjermane.

Më pas ai ka punuar si trainer ose bashkëtrainer i disa ekipeve. Tani ai është në pritje të ndonjë detyre të re dhe sikurse thotë vetë: "Në rast se kthehem sërish në këtë fushë, do të desha të shkoja me shumë dëshirë jashtë vendit".