1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vielen Dank, Herr Löw!

4 Korrik 2010

Gjermania arriti në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. Loja e ekipit gjerman kundër argjentinasve mund të ushqejë edhe eufori.

https://p.dw.com/p/OAGf
Tifozë futbolli në Gjermani
Tifozë futbolli në GjermaniFotografi: dpa

Koha e ankimeve mori fund. Tani mbizotëron vetëm respekti për trajnerin Joahim Löw dhe ekipin e tij. Suksesi në ndeshjen me Anglinë kishte rezultat befasues 4:1, kurse fitorja kundër Argjentinës ishte vërtet një sensacion. Shumë ekspertë kane qenë të mendimit se Gjermania do të arrijë në gjysëmfinale. Por që Bastian Schweinsteiger, Thomas Müller dhe të tjerët do të mundnin ka shumë latinoamerikanët nuk pritej të ndodhte as nga optimistët më të mëdhenj.

Secili për tjetrin

Edhe kësaj here fitorja nuk ishte rezultat i lojës së një lojtari, por e të gjithë ekipit. Secili luftoi për tjetrin, lojtarët sulmues ndihmuan në mbrojtje, dhe mbrojta ishte po ashtu edhe në sulm. Arne Friedrich arriti madje të shënonte në portë. Po ashtu nderim të veçantë meriton sulmuesi Miroslav Klose. Me 32 vjetët e tij, ai është si të thuash "plaku" i ekipit, duke luajtur në ndeshjen e 100-të ndërkombëtare dhe duke shënuar golin numër 51 dhe 52 në ekipin kombëtar, me një kotë të mrekullueshme. Me 14 gola në Kampionat Botëror, Klose ndjek golashënuesin rekord Ronaldon e Brazilit, i cili ka shënuar 15 gola.

Ekipi gjerman në ndeshjen me Argjentinën
Ekipi gjerman në ndeshjen me ArgjentinënFotografi: AP

Mbrojtja e Argjentinës copëtohet

Ndeshja me Argjentinën kishte ngjashmëri me ndeshjen me Anglinë. Ashtu siç ndodhi pas arritjes së rezultatit 2:1 kundër anglezëve, edhe në ndeshjen me argjentinasit ekzistonte rreziku që rezultati të bllokohej tek 1:0. Megjithatë njëmbëdhjetëshja gjermane filloi papritur të depërtonte më tej. Thomas Müller, Bastian Schweinsteiger, Lukas Podolski dhe Mesut Özil e copëtuan mbrojtjen argjentinase. Klose dhe Friedrich duhet vetëm të gjuanin topin. Në këtë mënyrë bëhen çudira.

Bashkimi i ekipit fitoi kundër Messi-t

Ku ndodhej në këtë kohë Lionel Messi? Aty këtu shkëlqenin kualitetet e tij në lojë, por në përgjithësi ekipi gjerman e la në hije yllin argjentinas të futbollit. Kjo u arrit prej dy mesfushorëve Bastian Schweinsteiger dhe Sami Khedira. Edhe kolegët e tjerë të ekipit ia morrën herë pas here topin futbollistit me famë botërore, deri sa dikur ai u dorëzua po ashtu si shokët e tjerë të ekipit. Messi dhe argjentinasit e tjerë dështuan përballë shpirtit të bashkuar të ekipit gjerman.

Ndeshja Gjermani- Argjentinë
Ndeshja Gjermani- ArgjentinëFotografi: AP

Futboll ofensiv

Pas rezultatit të mirë të arritur mund të arrihet edhe në eufori. Ky ekip nuk mudn të trembet nga asnjë kundërshtar. Ai ka potencialin të arrijë titullin e kampionit. Edhe nëse nuk do të arrijë të marrë kurorën, ekipi tregoi në Afrikën e Jugut futboll ofensiv dhe këtë e duartrokiti jo vetëm Gjermania, por gjithë bota. Koncepti i trajnerit fitoi. Joachim Löw, meriton që tani falenderimet për guximin dhe këmbënguljen.

Autor: Stefan Nestler/ Aida Cama
Redaktoi: Mimoza Cika Kelmendi