1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Njëra nga anëtaret e Pussy Riot përballet me akuza për tradhti

Mareike Aden13 Mars 2013

Tre anëtare të grupit Pussy Riot u shpallën fajtore për huliganizëm dhe "faljen" e tyre famëkeqe në stilin punk. Njëra prej tyre mori dënim me kusht.

https://p.dw.com/p/17vlG
Fotografi: picture-alliance/dpa

Pas protestës së pesë grave të maskuara të grupit Pussy Riot në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë më 21 shkurt 2012 në formën e lutjes "Shën Mëri, virgjëreshë e bekuar, përzëre Putinin!" tri syresh u dënuan me heqje lirie para se Vladimir Putini të zgjidhej president. Ato u dënuan për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare me dy vjet burgim në një kamp pune të detyruar.

Për dy gratë e tjera që morën pjesë në protestën antiqeveritare, emrat e të cilëve nuk janë bërë kurrë publike, thuhet se janë larguar nga Rusia për t'iu shmangur arrestimit.

Gjithësesi një nga gratë, 30-vjeçarja Jekaterina, e njohur gjithashtu si Katja Samutsevich, u lirua nga burgu prej gjykatës së apelit, edhe pse bindjet e saj nuk kanë ndryshuar. Por disa nga avokatët e ish-grupit Pussy Riot e kanë akuzuar atë për tradhti të idealeve të Pussy Riot.

Një video e diskutueshme

Një vendim i kohëve të fundit i një gjykate të Moskës vendosi që video online e performancës në kishë ishte ekstremiste dhe urdhëroi që ajo të hiqet nga interneti. Por në sajë të platformave ndërkombëtare si YouTube, është e pamundur që ky vendim nga Rusia të vihet në jetë në gjithë botën. Duke parë së fundi në internet Samutsevich konstatoi se në internet lutja punk kishte mbijetuar online edhe një ditë.

"Edhe nëse vetëm një prej nesh do të qëndrojë në burg, kjo nuk do të ishte e drejtë," tha Samutsevich për DW. "Ne i jemi drejtuar kohët e fundit Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sepse gjykimi i tërë ishte një farsë. Në këtë moment, çdo gjë në jetën time lidhet me gjykatat, aktgjykimet dhe kujtimet e kohës që kalova para gjykimit në arrest hetimor. Dhe për sa kohë nuk janë liruar të gjithë, kjo nuk do të ndryshojë. "

Spekulime nën sy vigjilentë

Samutsevich është një grua shtatvogël me flokë të shkurtër si djalë. Ajo e festoi ditëlindjen e saj të 30 në paraburgim duke pritur gjykimin. Tani ajo jeton në një apartament me një dhomë të mobiluar thjeshtë, në një ndërtesë të lartë në Moskë. Ajo thotë se kjo është si një strofkull izolimi, por refuzon të thotë më shumë.

Jekaterina Samutsevich, spekulime për tradhëti të Pussy Riot
Jekaterina Samutsevich, spekulime për tradhëti të Pussy RiotFotografi: DW

Po në Moskë ka shumë spekulime se përse Samutsevich qe e vetmja anëtare e grupit Pussy Riot që u lirua më herët nga burgu. Gjatë procesit kundër grupit Pussy Riot para gjykatës së apelit avokati i ri Samutsevich ndryshoi befas strategjinë dhe deklaroi se Samutsevich nuk kishte marrë pjesë në lutjen punk në katedrale, sepse grupi i sigurisë e kishte arrestuar sapo hyri në ndërtesën e kishës.

Ky ishte fillimi i fundit të Pussy Riot thotë Mark Feigin, ish-avokat i grupit. Ai është i bindur se Samutsevich kishte bërë një marrëveshje me autoritetet ruse - në një operacion të drejtuar nga Kremlini. Sipas tij Irina Orlova, e cila kishte qenë në një qeli me Samutsevich kishte marrë udhëzim për ta bindur Katja Samutsevich të ndryshonte avokatin dhe në thelb të tradhëtonte miqtë e saj.

Për të mbështetur këtë version, Feigin ka botuar letrat që Masha Alyokhina dhe Nadia Tolokonnikova i kanë shkruar njëra-tjetrës gjatë gjykimit, në të cilat shprehin shqetësimin e tyre se Katjas duhet t'i ketë larë trurin gruaja me të cilën ndante qelinë.