1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një hap i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë stablitetin e rajonit

Bekim Shehu/Prishtinë 10 Tetor 2008

Prishtina mirëpriti vendimet për njohjen e Republikës së Kosovës nga Mali i Zi dhe Maqedonia.

https://p.dw.com/p/FXeJ
Flamuri i Kosovës
Flamuri i KosovësFotografi: picture-alliance/ dpa

Autoritetet më të larta kosovare, thonë se njohja e shtetit të Kosovës nga Mali i Zi dhe Maqedonia, dëshmon faktin që nuk do të ketë bllokim të këtij procesi, por, do të ketë vetëm njohje të reja nga vende të ndryshme të botës. Ata thonë se njohja e Kosovës nga dy vende fqinjë të saj e forcon stabilitetin rajonal, ndërsa, Serbisë i kërkohet që të jetë konstruktive në frymën e paqës rajonale.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media: "Kosova si shtet punon dhe është e gatshme që të ketë raporte bashkëpunimi për interesat e të dy vendeve edhe të Kosovës dhe të Serbisë si vende të pavarura".

Njohja e reja të shtetit të Kosovës nga dy fqinjët e saj sipas kryeministrit Thaçi, nuk duhet parë si vendime kundër Serbisë por, qëndrime të qarta për të ardhmen evropiane të rajonit të ballkanit.

"Këto vendime nuk janë të drejtuara kundër askujt por, janë vendime të përgjegjshme që përcjellin paqe dhe stabilitet rajonal", thotë Thaçi.

Autoritetet e Prishtinës edhe një herë ritheksuan se rezoluta e Serbisë e miratuar nga OKB-së përmes së cilës kërkohet interpretimi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëare e Drejtësisë është një barrë e rëndë për vetë Serbinë. Ato thonë se pavarësia e Kosovës është një realitet i ri, ndërsa shpresojnë se forcat politike në Serbi do ta kuptojnë shpejt se pavarësia e Kosovës sjell vetëm të mira për të ardhmen demokratike të rajonit të Ballkanit.