1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk ka alternative tjetër veç integrimit në BE ishte konkluzioni i samitit të Ohrit

Fatos Musliu/Ohër4 Maj 2008

Përfundoi punimet të shtunën pasdite samiti i Ohrit me miratimin e konkluzioneve nga ana e 17 vendeve pjesëmarrëse me miratimin e konkluzioneve përkatëse

https://p.dw.com/p/Dst4
Presidentët e vendeve të Evropës qendrore dhe juglindore në OhërFotografi: MIA

Në ditën e dytë e të fundit të samitit të Ohrit u diskutua për sfidat energjetike dhe mundësitë që energjetika të jetë faktor plotësues në procesin e eurointegrimeve dhe atyre atlantike të rajonit.

Konkluzionet e samitit

Presidentët pjesëmarrës në samit nxorën konkluzione të përbashkëta. Ato u shpalosën nga nikoqiri i samitit, presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenkovski. Anëtarësimi në NATO dhe BE u cilësua në konkluzionet përfundimtare si prioriteti më i lartë i rajonit dhe se nuk ka alternativë tjetër për vendet e Ballkanit Perendimor. Konkluzionet u miratuan nga 17 presidentet e Evropës Qendrore dhe juglindore.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes për reformim, BE e ka konfirmuar përcaktimin e saj për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ky akt paraqet një hapë të rëndësishëm kah finalizimi i projektit të Evropës së bashkuar”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenkovski. Presidenti maqedonas Branko Cervenkovski u shpreh se në shtëpinë evropiane duhet të ketë vend për të gjithë.

Mazedonischer Präsident Branko Crvenkovski
Branko CrvenkovskiFotografi: Macedonian Information Agency

Nuk ka alternativë tjetër politike veç anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në strukturat euroatlantike. Prandaj duhet që vendet aspirante të vazhdojnë me realizimin e reformave të domosdoshme që janë kushte për t'u anëtarësuar në BE dhe NATO, ndërsa institucionet e Brukselit duhet të vazhdojnë të japin përkrahjen e shteteve aspirante.

Presidenti slloven Danilo Türk ishte i mendimit se BE mund të reagojë me sukses në plan ndërkombëtar, vetëm po qe se pranon edhe ata, që sot janë kanditatë për anëtarësim. Nuk duhet të lejojmë që Ballkani të mbetet një njollë e errët e hartës evropiane, tha Türk.

Symbolbild, EU, Fahne, Flagge, Hände, Hand
Nuk ka alternativë tjetër veç Evropës, u tha në samitFotografi: AP

Pjesëmarrësit e samitit kanë shprehur qëndrim të harmonizuar ka thënë Crvenkovski, se Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO. “Procesi i integrimit euroatlantik nuk guxon të llogaritet si i përfunduar pa inkuadrimin e të gjitha shteteve të Ballkanit dhe Ukrainës në NATO dhe BE” tha presidenti maqedonas.

Kosova ishte temë e rëndësishme e samitit

Në Samitin e Ohrit vend të veçantë iu kushtua Kosovës. Edhe pse nga pjesmarësit u prezantuan qëndrime të ndryshme, të gjithë ranë dakord se stabiliteti rajonal është i një rëndësie të veçantë” u shpreh në fund të tij presidenti maqedonas Branko Crvenkovski.

Rajoni i Ballkanit ende nuk mund të vlerësohet si një vend i sigurtë dhe prosperues. Për këtë arsye bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë përpjekje shtesë me qëllim të arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan, u tha në samit.

Pjesëmarrësit e Samitit të Ohrit kanë miratuar edhe disa konkluzione që kanë të bëjnë me projektet energjetike. Samiti i radhës i presidentëve të Evropës qendrore e juglindore do të mbahet në Serbi .