1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata kundër dëmshpërblimeve

Sasa Bojiç/Auron Dodi7 Shtator 2013

Gjykata Kushtetuese Gjermane vendosi: RFGJ nuk ka detyrim të japë dëmshpërblim për shkak të viktimave civile të sulmit ajror të NATO-s në luftën e Kosovës, më 1999. Në sulm u vranë 10 civilë dhe u plagosën 30 të tjerë.

https://p.dw.com/p/19dPC
Verica Ciric, njëra nga familjarët e viktimave të Varvarit.
Verica Ciric, njëra nga familjarët e viktimave të Varvarit.Fotografi: picture-alliance/dpa

E drejta ndërkombëtare nuk njeh rregulla të përgjithshme, në bazë të të cilave individë të mund ta hedhin në gjyq shtetin përgjegjës nëse ai ka shkelur të drejtën humanitare ndërkombëtare për t'i kërkuar atij dëmshpërblim, konstaton Gjykata Kushtetuese Gjermane në vendimin e saj. Pretendime të tilla në parim mund të ngrihen vetëm nga atdheu i viktimave, thotë gjykata.

Prandaj, viktimat e sulmit ajror të NATO-s në afërsi të qytetit serb Varvarin, në maj 1999, nuk e kanë të mundur që ta padisin si invididë shtetin gjerman. Professori Stefan Talmon, ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Bonn-it konfirmon për DW, se nga "e drejta ndërkombëtare vetë nuk rrjedh një pretendim i drejtpërdrejtë për kompensim për individin: në rastin e procesit të Varvarinit, ishte në dorën e Serbisë si shtet, për të ngritur një pretendim kundër RFGJ ose shteteve të tjera anëtare të NATO-s".

Prof. Dr. Stefan Talmon nga Universiteti i Bonit
Prof. Dr. Stefan Talmon nga Universiteti i BonitFotografi: DW

Pretendimet e individëve për dëmshpërblim - të pamundura

Ky vendim parimor i gjykatës mund të shërbejë si referencë edhe për një proces tjetër gjyqësor, që po zhvillohet aktualisht në Gjykatën rajonale në Bonn. Këtu janë të afërmit e viktimave dhe të dëmtuarit e sulmit ajror në afërsi të Kunduzit, të 4 shtatorit 2009 ata që e kanë akuzuar Gjermaninë dhe kanë kërkuar prej saj dëmshpërblim - para së njëjtës dhomë të gjykatës, e cila vendosi për pretendimet e viktimave të Varvarinit.

Për zyrën avokatore, e cila përfaqëson të afërmit e Varvarinit, ky pozicion i së drejtës në fuqi është "tmerrësisht konservator". Ai ka lindur nga mosmarrëveshjet e mëparshme të Gjermanisë me Greqinë dhe Italinë, rreth pretendimeve të viktimave të nazizmit, i thotë DW Wolfgang Kaleck, njëri nga avokatët e zyrës kancelarore dhe sekretar i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për të Drejtat kushtetuese dhe të Njeriut. "Në thelb, njëra nga pikat tona më të rëndësishme ka qenë që ne, të mbështetur nga dy ekspertiza profesorësh gjermane me emër të së drejtës ndërkombëtare, thamë, që në epokën e sotme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për shtetet ekziston detyrimi që të paguajnë dëmshpërblim, edhe kur pretendimet i ngrenë vetë individët."

Wolfgang Kaleck, sekretar i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për të Drejtat kushtetuese dhe të Njeriut
Wolfgang Kaleck, sekretar i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për të Drejtat kushtetuese dhe të NjeriutFotografi: picture-alliance/dpa

Hollanda përgjegjëse për vrasjet në Srebrenicë

Por pikërisht këtë e arritën viktimat e gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, të cilët e hodhën në gjyq shtetin hollandez për shkak të vrasjes në tri raste. Ushtarët helmetkaltër hollandezë i detyruan atëherë tri myslimanët që të largoheshin nga baza ushtarake hollandeze, megjithëse të tre kërkuan me këmbëngulje ndihmë. Këta njerëz u vranë më vonë, si mijëra të tjerë, nga trupat e komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mladiç. Gjykata më e latë në Hagë vendosi më 06.09. që Hollanda mban faj për vrasjen e tyre. Të afërmit tani mund ta hedhin në gjyq shtetin hollandez dhe të kërkojnë dëmshpërblim.

Dallimi me rastin e Varvarinës qëndron në faktin se Bosnja dhe Hercegovina ishte që në vitin 1995 anëtare e OKB-së dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare, në dallim nga Jugosllavia që e bombarduan më 1999. Veç kësaj, Gjermania nuk mori pjesë direkte në sulmin në Varvarin, në një kohë që ushtarët hollandezë në Bosnjë ishin aktorë direktë.

Të afërmve të viktimave të Varvarinit i mbetet ta dërgojnë çështjen para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të njeriut në Strasburg. Por shanset për të fituar janë të vogla, pasi në një rast të ngjashëm Strasburgu u shpreh se një rast i tillë nuk është në juridiksionin e tij.