1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Prishtinë takohen shkrimtarët shqiptarë dhe malazezë

28 Nëntor 2011

Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka organizuar nje takim poetesh nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Në takim u fol për të ngjashmëritë e këtyre popujve, si dhe për të ardhmen e tyre të përbashkët.

https://p.dw.com/p/13IMC
Atmosphere des albanischen und montenegrischen Schriftstellertreffens in Pristina Bilder sind von mir Ajete Beqiraj, am 26 november 2011 in Pristina, gemacht worden
Kosovo, Pristina, Autoren Schriftsteller Treffen November 2011Fotografi: DW

Kafeneja “Montengegro House” ishte pikëtakimi i shkrimtarëve të të tri shteteve, Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, i cili kaloi në një atmosfere vëllazore dhe në frymën e një fqinjësie të mirë. Sepse misioni i shkimtarëve ka qëllim që miqësitë ndërmjet popujve t´i zhvillojë dhe t´i bartë tutje për hir të së ardhmes dhe të brezave, që vijnë. Në një frymë të tillë vjen edhe porosia e akademikut malezez dhe mikut të shqiptarëve Jevreme Brkovic, i cili në pamundësi pjesëmarrjeje takimin e përshëndeti me një letër nga largësia:

“I vetdijshëm të gjitha dramave historike, marr guximin të porosis malazezët e mi se duke ju falenderuar shtetit të Kosovës dhe rolit të qytetëruar të shqiptarëve në Ballkan, sot për herë të parë, qëkur paraardhësit e tyre erdhën në tokat shqiptare, malazezët në Kosovë ndjehen në shtëpine e vet”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Ballkani, gadishulli me poetik i botës

Shkrimtari nga Shqipëria, Visar Zhiti
Shkrimtari nga Shqipëria, Visar ZhitiFotografi: DW

Ali Podrimja, poet i mirënjohur nga Kosova i përkthyer në disa gjuhë të botës e së fundmi edhe në gjuhën malazeze, evokoi kujtime të mikut të tij Jevrem Brkovic duke nxjerr në pah lidhjen dhe ngjashmërnë ndërmjet të dy popujve. Ndërsa për poetin e merënjohur nga Shipëria Visar Zhiti, takimi i së shtunës ishte emblematik, ngaqë duket sikur po ribehet Ballkani i mrekullueshëm dhe gadishulli më poetik i botës, i cili ka dhene Homerin e Iliadës, apo Gjergj Fishtën e lahutës e Malcisë. Përderisa vuajtjen e dënimit në burgun e Spaqit me dy malalezë, ai e nderlidh me thënien e mrekullueshme të poetit te madh amerikan, ëallt ëitman.

“Ai në një poezi thotë: “Nuk ka dashuri që s´kthehet, pavarasisht se nuk mund ta kthejë ai, që ia ke dhënë, ajo gjen mënyrën dhe vjen. E konsideroj si një kthim të simpatisë dhe miqsisë që kam pasur me malazezët, që njoha ne burg. Një dëshmi e kthimit të kësaj dashurie njerëzore”.

“Besa Shqiptare dhe Crnogorsko Cojstvo”

Sipas Edi Shukriut, arkeologe dhe shkrimtare nga Kosova, ajo me çfarë i gjasojnë të dy popujt njëri-tjetrit është Besa Shqiptare, apo Crnogorsko Cojstvo:

“Une jam rritur duke degjuar besën shqiptare dhe Crnogorsko cojstvo. Ndoshta ka qënë gabim e ndoshta, jo. Por, unë mbi ato ndërtova principet e jetës sime”.

Ndërsa, Maria Qorpa, gazetare, regjisrore dhe dramaturge malazeze, thote se artitstët shqiptarë dhe malezezë janë një trup i vetëm:

Slobodan Vujiciq, Kryetar i shqatës së malalzezëve të Kosovës
Slobodan Vujiciq, Kryetar i shqatës së malalzezëve të KosovësFotografi: DW

“Sepse, në art nuk ka ndarje në asnjë kategori. Barrierat gjuhësore nuk ekzisojnë më, sepse të gjithë po përkthehemi në gjuhë të ndryshme. Kështu që është i rëndësishme një univers dhe një emer rreth, të cilit do të mblidhemi, që të shkëmbehen përvojat, energjinë dhe të gjithë pas kësaj të ndjehemi më mirë Dhe ky takim i sotëm është mesazh i qartë se ne nuk jemi miq prej sot apo nda dje, por të tille ishim gjithmonë.”

Roli i shqiptarëve në Ballkan, i qytetëruar

Një mesazh ky i thënë sot me zë të lartë, por deri dje brenda secilit, mendon shkrimtari i mirenjohur shqiptar, Visar Zhiti:

“Është një porosi që ne e themi me zë të larte tani, por e këmi pasur gjithmonë brënda vetes: të duam njeri-tejtrin. Toka është jona. Dashuri për njëri-tjetrin. Mirëkuptim. Të punojmë së bashku, të ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen së bashku. Jemi ballkanas të hershëm dhe e sotmja është jona, e ardhmja është jona dhe e shkuara na ka bashkuar me përpjekjet, me luftërat, por ne fund të fundit jemi bashkë. Kjo më pëlqen tek populli shqiptar dhe boshnjak, është se ata mirëkuptohen, janë krahas në luftë për jetën, jo kundër jetës. Dhe, herë herë ajo vogëlsia numerike, apo territoriale ka bërë që të kuptojnë që nuk eshtë i madh ai, që ka sipërfaqe të madhe apo numër t´madh njerëzish, por është i madh ai që ka dashuri të madhe.”

Malazezët e Kosovës: “Bashkarisht nëpër rrugët e ilirëve”

Përderisa për kryetarin e Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Sllobodan Vujiciq, takimi i sotëm letrar me pjesëmarrje të gjërë të skenës kulturore, shkencore dhe politike nga të tria shtete nderkufitare, është kultivimi i mqisisë së mirë dhe përafrimi i metutjeshëm i të dy popujve.

Poeti nga Kosova, Ali Podrimja
Poeti nga Kosova, Ali PodrimjaFotografi: DW

“Pra, përafrimi i popullit shqiptar dhe atij malazez, me ngjashmëritë tona, miqësinë, vellazerinë, si dhe vazhdimi i luftës së përbashkët për hapje kufijsh, harrim të së keqes për të cilat që të dy popujt kanë pasur fuqi gjithmonë dhe bashkarisht të përpiqemi për një të ardhme më të mirë. Sepse ky është qellimi ynë! Prandaj edhe kjo pjesëmarrje e gjërë nga të tria shtetet, sepse së bashku po shtrihemi dhe po ecim rrugëve të ilirëve dhe tokave ilire”, thote Vujiqic, i cili është i bindur se rezultatet e përpjekjeve të së sotmes do t´i kultivojne tutje gjeneratat, që do të vijnë.

Ndër ta edhe këta valltarë të vegjël e jetimë, të cilët hijeshuan takimin me lojën e valleve shqipe. Përderisa porosia e z.Buciq është që:

“Se ne duhet e jetojmë bashke, në paqe dhe harmoni. Ndersa kjo përformancë e mrekullueshme me vallet shqipe, që u luajtën nga fëmijet shqiptarë është tregues i qartë se bota i takon rinisë....”

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica