1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama duhet të përcaktojë një drejtim dhe ai quhet përqendrim

31 Mars 2009

Koncerneve automobilistikë amerikanë GM dhe Chrysler u jepet një afat i fundit

https://p.dw.com/p/HNMJ
Presidenti i GM, Wagoner jep dorëheqjenFotografi: AP DW Montage

Në shtypin e sotëm gjerman komentohet ndër të tjera dorëheqja e presidentit të koncernit automobilistik General Motors, si dhe pasojat për koncernin gjerman Opel. Nga TRIERISCHER VOLKSFREUND shkëpusim:


"Shefi i General Motors, Rick Wagoner, është që prej ditës së djeshme i papunë, pas presionit të presidentit të SHBA, Barak Obama. Në Gjermani janë të gëzuar, sepse ky vendim, si dhe caktimi i një afati prej 60 ditësh nga Shtëpia e Bardhë për paraqitjen e një plani bindës kursimesh nga ana e gjigantit industrial, i jep mundësi politikës gjermane që t'i spostojë vendimet e nevojshme për bijën e GM, Opel. Sindikatat llogarisin edhe më tej se Obama nuk do të guxojë ta lërë të vdesë GM. Por edhe ai është në presionin në rritje të shifrave."


HANDELSBLATT, që del në Dyseldorf, mendon se politikanët gjermanë gjithsesi duhet të marrin vendime:


"E vërteta është se politikanët, nëse e marrin përsipër përgjegjësinë e shtrenjtë të drejtimit ekonomik, në kundërshtim me këshillat e zgjuara, nuk do të shpëtojnë dot nga zhvillimi i koncepteve vetjake dhe nga vënia e tyre në jetë prej menaxherëve të pakonsumuar. Nëse shteti dëshiron patjetër të veprojë si sipërmarrës, atëherë ai duhet ta bëjë këtë në mënyrë konsekuente. Nuk mjafton që të kërkosh koncepte nga koncernet. Obama duhet të përcaktojë një drejtim dhe ai quhet përqendrim. Chrysler-i nuk ka të ardhme si koncern i pavarur. Sado e kuptueshme që të jetë, kur kancelarja Merkel në këtë vit elektoral përpiqet ta shtyjë sa më shumë shpalljen e qendrimit të saj, edhe ajo duhet të pozicionohet: me çfarë çmimi është i gatshëm ta mbështesë shteti gjerman një konstruktor makinash në thelb të tepërt, për të garantuar përkohësisht vende pune?"