1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga Hezbollahu

afp,rtr, dpa / Esat Ahmeti6 Maj 2013

Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite ndaj tre objektivave ushtarake siriane në natën e së dielës ka pasur të vdekur dhe të plagosur. Presidenti amerikan Obama u shpreh se Izraeli ka të drejtë të mbrohet prej Hezbollahut.

https://p.dw.com/p/18Sk3
Fotografi: AFP/Getty Images

Pas sulmeve ajrore izraelite ndaj objektivave në Siri është shtuar frika nga një përshkallëzim i konfliktit me pasoja të paparashikueshme. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon bëri thirrje për vetëpërmbajtje maksimale. Më parë, qeveria siriane kishte dërguar një paralajmërim të ashpër në adresë të Izraelit. Si pasojë e sulmeve ajrore ndaj tre objektivave ushtarake siriane në natën e së dielës ka pasur të vdekur dhe të plagosur. Nga pala izraelite, u tha se janë bombarduar arsenalet e armatimeve të cilat ishin të destinuara për miliciët anti-izraelit të Hezbollahut në Liban.

Ndërsa sipas burimeve diplomatike libaneze objektiva të sulmeve kanë qenë kompleksi për hulumtime shkencore Dchamaraja i cili ndodhet në veri-perëndim të Damaskut, një depo e armëve si dhe një bazë e mbrojtjes kundërajrore në qytetin Sabura i cili shtrihet në  perëndim të kryeqytetit. Presidenti amerikan Barak Obama u shpreh se Izraeli ka të drejtë të mbrohet prej Hezbollahut libanez. Disa deputetë i bënë thirrje presidentit Obama për të mbështetur me informata të shërbimeve të fshehta dhe trajnime speciale rebelët që luftojnë kundër presidentit sirian Bashar al-Assad.

Pamje pas sulmit izraelit ndaj një objektivi në Siri
Pamje pas sulmit izraelit ndaj një objektivi në SiriFotografi: Reuters

Situata mund të përshkallëzohet edhe më shumë

Shërbimi Sekret i SHBA-ve nuk përjashton mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës.  Izraeli do të bëjë krejt çka është e mundur për të parandaluar furnizimin me teknologjinë e armëve moderne të milicisë radikale shiite Hezbolah në Liban. Nëse do të ketë dëshmi për dërgesa të tjera nga Siria atëherë nuk mund të përjashtohen sulmet e reja, sqaroi një zyrtar tjetër i shërbimit sekret.

Izraeli gjithmonë kishte thënë në të kaluarën se ai nuk do të tolerojë armatosjen e Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe ndryshimin e balancës së pushtetit në kufrin e tij verior. Sulmet e fundit mbi territorin sirian shërbyen me sa duket për të shkatërruar një dërgesë me raketa moderne Fatah 110, të cilat përmes Sirisë do të dërgoheshin tek Hezbollahu në Liban. Me këto raketa Hezbollahu do të kishte mundësi që të godiste objektiva të tilla si Tel Avivin apo ndoshta edhe reaktorin bërthamor në Dimona në jug të vendit. Izraeli herën e fundit në vitin 2006 ka zhvilluar një luftë që ka zgjatur mbi një muaj kundër Hezbollahut.

Pamje ilustruese
Pamje ilustrueseFotografi: Reuters