1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama mendon se fotot e bin Ladenit të vrarë mund të keqpërdoren

Rüdiger Paulert/Bahri Cani5 Maj 2011

A e ka vrarë vërtet trupa amerikane elitë Osama Bin Ladenin? Nxitësit e thashethemeve janë vënë në lëvizje, pasi ende nuk janë publikuar fotografi, viedo apo prova të tjera, që dëshmojnë vdekjen e Bin Ladenit.

https://p.dw.com/p/119Kc
Obama në mendime...Fotografi: dapd

Qeveria amerikane nuk do të publikojë pamje të udhëheqësit të vrarë terrorist Osama Bin Laden (dhe as videofilmin e varrosjes në det). Këtë gjë e ka vendosur presidenti Barack Obama dhe e ka thënë në një intervistë televizive. Meqenëse ajo do të transmetohet të dielën (8.5.), zëdhënësi i Obamës, Jay Carney, arriti vetëm të citonte tekstualisht dje prej saj: "Për ne ka rëndësi, që fotografi shumë drastike të dikujt, i cili është qëlluar në kokë, të mos shpërndahen si nxitje për dhunë shtesë ose për qëllime propagande."

Weiße Haus Pressesprecher Jay Carney Bild Osama Bin Laden
Jay Carney duhet të shpjegojë pasaktësitë.Fotografi: AP

Këshillimet dhe mosmarrëveshjet

Para vendimit të tij, presidenti amerikan ka folur me ekspertët e ekipit të tij të sigurisë, ndër ta edhe me ministren e Jashtme Hillary Clinton, u shpreh zëdhënësi. Ajo dhe shumica e të tjerëve kanë argumentuar në mbështetje të Obamës, tha më tej Carney.

Fakti që shefi ende në detyrë i CIA-s Leon Panetta bëri fjalë dje (4.5.) për publikimin e pamjeve, kishte të bënte sipas Carneyt vetëm me atë, që në atë kohë Obama nuk e kishte marë ende vendimin e vet (një qortim publik ky për ministrin e ardhshëm të mbrojtjes të SHBA-së).

Osama bin Laden / Al Kaida / Terror / Zeitungen
Vrasja e Osama bin Ladenit, burim spekulimesh të shumta.Fotografi: AP

Deklarata e Panettës është avaria e dytë në komunikim e qeverisë Obama pas vdekjes së Bin Ladenit: Më parë shefi i Obamës për anti-terrorin, John Brennan, kishte bërë fjalë për një "shkëmbim zjarri", në të cilin ishte vrarë Bin Ladeni. Më pas zëdhënësi Carney u desh ta korrigjonte atë dhe të pranonte, se Bin Ladeni kishte qenë i paarmatosur kur u vra prej një ushtari amerikan elitë.

Carney shpjegoi shkurtimisht pas pyetjeve të gazetarëve për hollësi të operacionit, që nuk merrnin fund, se për këtë ngjarje nuk do të thuhej më gjë, se ishte arritur kufiri.