1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama triumfon - Arrihet marrëveshja për buxhetin

dpa/(av)17 Tetor 2013

Presidenti Obama i evitoi gjestet triumfuese. Pas miratimit të Kongresit për kompromisin mbi buxhetin ai nënshkroi ligjin, duke e vënë atë në fuqi. Në këtë mënyrë u evitua falimentimi i shtetit.

https://p.dw.com/p/1A1Ji
Fotografi: Getty Images

Pak orë para skadimit të afatit demokratët dhe republikanët ranë dakord për një kompromis në krizën e buxhetit. Ai parashikon që tavani i borxhit të rritet në atë mënyrë që SHBA deri më 7 shkurt të mbeten në gjendje për të paguar. Përveç kësaj u miratua një buxhet provizor i vlefshëm deri me 15 janar, me qëllim që administrata pjesërisht e paralizuar të mund të të fillojë përsëri punën. Në orët e vona të së mërkurës (ora lokale) fillimisht senati miratoi me 81 vota pro dhe 18 kundër marrëveshjen ndërmjet demokratëve dhe republikanëve. Edhe Dhoma e Përfaqësuesve votoi me vonë kompromisin me 285 vota pro dhe 144 kundër. Për të nevojiteshin 216 vota. Kompromisi u arrit vetëm pak orë para përfundimit të afatit për arritjen e limitit të borxhit prej 16,7 bilionë dollarësh. Presidenti Obama ishte i kënaqur me zgjidhjen.  Politika tani duhet të "rifitojë besimin e popullsisë të humbur në javët e fundit", tha Obama në një deklaratë të shkurtër, që bëri para votimit përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve. Rreth dy orë pas miratimit nga Kongresi Obama nënshkroi ligjin për buxhetin duke e shpallur atë në fuqi. Drama e buxhetit në Uashington kishte ngjallur shqetësime në mbarë botën lidhur me likuiditetin e SHBA-së me pasoja të paparashikueshme për sistemin financiar dhe koniunkturën globale. Kompromisi, që kemi arritur, do t’i japë ekonomisë sonë stabilitetin, që i nevojitet", tha drejtuesi i shumicës së demokratëve në Senat, Harry Reid. Më vonë mori fjalën edhe senatori republikan Mitch McConell, i cili tha, „këto kanë qenë javë të gjata për Kongresin dhe për vendin".