1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Odiseja e jezidëve vazhdon dhe në Gjermani

Martin Stefanie27 Maj 2016

Gratë që u përkasin pakicave fetare, ndjehen të kërcënuara prej refugjatëve myslimanë në shumë nga kampet e refugjatëve në Gjermani.

https://p.dw.com/p/1IusJ
Celle Protest Jesidische Frauen Flüchtlinge Sklaven Islamischer Staat
Fotografi: Imago/ZUMA Press

Jezidët janë një pakicë fetare në veri të Irakut dhe janë në shënjestër të terroristëve të ISIS-it, që i konsiderojnë ata si të pafe. Sidomos gratë janë prej e torturave dhe përdhunimeve. Ndaj kush ka mundesi largohet nga këto rajone, mundësisht sa më larg. Vetëm në Gjermani jetojnë ndërkohë rreth 100.000 jezidë. Por ankthi dhe frika janë ngulitur thellë në kokat e tyre dhe edhe pas një viti në Gjermani ata janë ende të frikësuar

Një nga jezidet veçanti që jetojnë në Gjermani është Nesrini. 35-vjeçarja, e cila u largua nga provinca e Aleppos, në Siri, jeton në Münster. Ajo erdhi në Gjermani me djalin e vogël, Hanifin, për një jetë më të lumtur. Por edhe këtu duket se atë e ndjekin problemet e zonës nga vjen: "Fillimisht isha në një strehimore në Soest. Aty gra dhe burra që ishin besimtarë të fortë myslimanë më akuzonin si të pafe. Ata me kërcënonin dhe donin të më rrihnin. Kam qenë vetëm në mesin e atyre njerëzve."

Berlin Demonstration der Jesiden gegen den IS
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Jo rast i izoluar

Nesrini e ndjen veten të humbur në Gjermani. Shoqata Arche Noah përpiqet ta ndihmojë. Kjo shoqatë kujdeset sidomos për refugjatët e krishterë dhe jezidë. "Ne marrim shpesh telefonata nga minoritetet, të krishterë, jezidë, asirianë, të cilët nuk ndihen mirë dhe aty ndodhin gjëra që nuk duhet të fshihen." - thotë Ismet Nokta nga shoqata Arche Noah. Sipas tij rasti i Nesrinit nuk është një rast i izoluar. Gratë që u përkasin pakicave fetare, ndjehen të diskriminuara dhe të kërcënuara në shumë nga kampet e refugjatëve. Ato kanë frikë të shkojnë vetëm në dhomat e larjes apo në tualetet e strehimoreve.

Syrerin Sabria Khalaf Flüchtling in Deutschland
Fotografi: picture-alliance/dpa/Federico Gambarini

Gjermania e ka nënvlerësuar këtë problem, mendon traumatologu prof. Jan Ilhan Kizilhan. Ai kujdeset edhe gra që ishin marrë rob prej IS-it . "Në qendra të tilla për refugjatë, ku takohen kultura të ndryshme, njerëz të ndryshëm, sidomos të rinj, dhe ku jetojnë në një një hapësirë të mbyllur me gra nga kultura të tjera, natyrisht që shtohet probabiliteti, që të rinjve t'u shkojnë në mendje ide të marra dhe t'i sulmojnë gratë fizikisht, e madje edhe të përpiqen t'i përdhunojnë.

Gratë si Nesrini preken edhe më thellë prej përvojash të tilla në kampet gjermane të refugjatëve, sepse ato kanë përjetuar në atdheun e tyre Siri gjëra të tmerrshme.