1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB 2015 - "Mjaft më!"

Georg Schwarte30 Dhjetor 2015

Më 2015 OKB festoi 70 vjetorin e themelimit. Por pikërisht në këtë vit organiozata botërore ka një bilanc të keq, për shkak të shumë luftrave, refugjatëve...

https://p.dw.com/p/1HVgL
OKB
OKBFotografi: picture-alliance/dpa/C. Melzer

"Mjaft më!" Kjo mund të jetë motoja e shumë zhvillimeve që kanë ndodhur në vitin 2015. Mbi 100 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma humanitare. Aktualisht ka kaq shumë refugjatë, sa asnjëherë pas luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo pikërisht në vitin 2015, i cili shënon 70-vjetorin e themelimit të OKB.

"Mjaft më!", thotë Ban Ki Moon, sekretari i përgjtihshëm i OKB. Dhe kjo vlen edhe për sulmet terroriste, luftërat dhe urinë. Kjo fjali është shprehur në gusht të vitit 2015, pas një turpi tjetër. Ka pasur kritika të pandalura për abuzime nga helmetkaltërit - për dhunë seksuale ndaj fëmijëve, të cilat dyshohet se i kanë kryer ata në Republikën e Afrikës Qendrore, e ndoshta edhe në Liberi dhe Haiti. Ndaj Bani për herë të parë në historinë e OKB ka nisur hetime kundër një helmetkaltëri, senegalezit Babacar Gaye. Dhe kjo nuk ishte premiera e vetme në këtë vit katastrofash.

Viti i tmerreve

"Viti 2015 ka shënuar disa suksese por edhe tmerre", tha Bani. Tmerret megjithatë kanë dominuar. Lufta në Siri. Prej pesë vitesh janë vrarë atje mbi 250.000 njerëz. Katër milionë refugjatë janë larguar nga vendi. Qindra mijëra njerëz vuajnë nga uria. Bani thotë: "Kjo është një tragjedi kolosale për Sirinë dhe një turp për bashkësinë ndërkombëtare. Gjykimi historik do të jetë shumë i hidhur."

Ban Ki Moon
Ban Ki MoonFotografi: picture-alliance/dpa/Y. Valat

Historia - po çfarë u bë me obkektivat e parashtruara në Nju Jork, të cilat duhet të realizohen deri më 2030? "A jemi të gatshëm?", pyeti kancelarja Merkel në shtator të vitit 2015. 170 presidentë dhe kryeministra kishin ardhur në Nju Jork. Më shumë se kurrë më parë. Ata kanë rënë dakord për 17 objektiva dhe 186 nënpika. Kancelarja asokohe i miratoi ato duke iu drejtuar me një porosi të pranishmëve: "Inkurajoini njerëzit! U thoni atyre që t'u hedhin një sy këtyre 17 objektivave. Shumë syresh do tëthonë: 'Nuk i kuptoj ato!' Për njerëzit e thjeshtë ka edhe mënyra të thjeshta shpjegimi, në mënyrë që ato të bëhen të kuptueshme. se çfarë objektivi për çfarë është."

Refugjatët

E pra njerëzit e thjeshtë, për ta OKB po lufton vazhdimisht, në radhë të parë me problemin e madh të miliona refugjatëve që po vijnë në Evropë. Këta njerëz tani demonizohen për shkak të fesë së tyre, ngjyrës dhe origjinës. Kjo nuk i takon shekullit 21-të, tha Bani.

Viti 2015 ka qenë vërtetë një vit i të këqijave dhe i suskeseve. Samiti i klimës në Paris. Ban Ki Moon tha se nuk ekziston ndonjë plan B, sepse nuk kemi ndonjë planet B. Klima duhet të mbrohet. "Prej ditës së parë në këtë post, para nëntë vitesh, në vitin 2007, kam luftuar. Luftoj edhe tani që premtimet të bëhen realitet", tha Bani.

Viti 2015 dhe Kombet e Bashkuara: Papa Françesku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë të SHBA-së Barack Obama. Por u takua edhe me Nur Sami, një fëmijë, i cili kërkoi një ardhmëri më të mirë për fëmijët në mbarë botën. "Unë jam vetëm fëmijë. A luaj unë ndonjë rol në këtë botë? A ka vlerë jeta ime? A më dëgjon dikush se çfarë po flas?"

Por vrasjet dhe vdekjet vazhdojnë. Viti 2016 është i fundit në këtë post për Ban Ki Moon. Ndoshta për herë të parë pasusja e tij do të jetë një grua. Bota shpreson për këtë. Por deri atëherë do të jehojnë fjalët e Ban Ki Moon-it: "Mjaft më!"