1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB: Në Ballkan po bie shkalla e kriminalitetit

Bernd Riegert / Bruksel 30 Maj 2008

Shkalla e kriminalitetit në Ballkan sa vjen e bie. Në këtë përfundim arrin një studim i Kombeve të Bashkuara i cili u publikua të enjten. Megjithatë korrupcioni dhe krimi i organizuar mbeten çështje problematike

https://p.dw.com/p/E9KA
Në Kroaci, Shqipëri apo Bullgari regjistrohen më pak akte dhune dhe krime mbi pronën apo ndaj personave fizikë, sesa në Evropën Perëndimore
Në Kroaci, Shqipëri apo Bullgari regjistrohen më pak akte dhune dhe krime mbi pronën apo ndaj personave fizikë, sesa në Evropën PerëndimoreFotografi: APGraphics

Përkundër paragjykimeve të cilat dëgjohen shpesh, pas luftërave dhe konflikteve të viteve të 90-të, Ballkani është kthyer ndërkohë në një prej rajoneve më të sigurta për qytetarët e thjeshtë në Evropë. Në vendet si Kroacia përmes Shqipërisë e deri në Bullgari regjistrohen më pak akte të dhunës dhe krime mbi pronën ndaj personave fizikë sesa në Evropën Perëndimore. Kjo del në pah nga një analizë e Kombeve të Bashkuara. Me një përjashtim të vetëm: Kosova e cila sapo ka fituar pavarësinë ku mungesa e strukturave dhe kriminaliteti paraqesin një problem të madh.

Afrimi me BE-në do ta pakësojë shkallën e kriminalitetit

Shefi i zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogat dhe kriminalitetin, Antonio Maria Costa, tha në Bruksel se Ballkani po e lë mbrapa kohën në të cilën demagogët, policia sekrete dhe kopukët jetonin nga tregtia me armë, drogë dhe njerëz: "Nuk është befasi dhe nuk do të duhej të ishte. Kjo tregon se në 15 vitet e fundit rajoni ka bërë një kthesë dramatike për shkak të lufëtareve qytetare të shpërbërjes së Jugosllavisë. Veprat penale tradicionale për çështje pronësore apo dhuna kundër personave janë pakësuar dukshëm. Mbeten probleme serioze si korrupsioni dhe lidhjet e politikës me kriminalitetin e organizuar. Por ne jemi të bindur që afrimi me Bashkimin Evropian do të pakësoj edhe këto rreziqe".


Sido që të jetë ende ka kërcënime për stabilitetin në rajon, thuhet më tej në raportin e Kombeve të Bashkuara. Nëpër ballkan ende kalon rruga kryesore për kontrabandimin e heroinës nga Lindja e Afërme për në Evropën perëndimore. Rreth 80 prej 100 tonelatave heroinë, të cilat çdo vit kalojnë përmes kësaj rruge kapin vlerën më të madhe sesa që është prodhimi vendor brutto i disa prej shteteve të vogëla.


Oli Rehn, komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian kritikon faktin që stattistikat të cilat përdorin Kombet e Bashkuara nuk përputhen gjithnjë me realitetin jetësor. Shifrat pozitive tek disa vepra penale janë të mira, thotë Rehn por: "Natyrisht që ky nuk është shkak për pasdorëlënie për faktin se kriminalitetii i organizuar është një problem serioz në Ballkan dhe efektet e tij anësore si korrupsioni kërcënojnë si ekonominë ashtu dhe sigurinë publike".

BE-ja e shohin Ballkanin si epiqendër të trafiqeve

Autoritetet policore në Bashkimin Evropian e vlerësojnë Ballkanin si epiqendër të kontrabandës së drogës dhe njerëzve në Evropë. Oli Rehn: "Bashkimi Evropian dhe opinioni publik janë të brengosur për kriminalitetin në Ballkanin Perëndimor. Ato duhet të binden që do të përdoren masat e mjaftueshme kundër krimit të organizuar". Dyshime lidhur me ketë ka edhe tek vet vendet anëtare të Bashkimit Evropian siç janë Bullgaria dhe Rumania. Atje korrupsioni ashtu si më parë është një problem i madh, shkruajnë Kombet e Bashkuara në raportin e tyre.

Kriminaliteti i organizuar në Ballkan po shënon rënie

Kriminaliteti i organizuar në Ballkan po bie por ka ende shumë përfitues nga luftërat dhe bosë të nëntokës nga koha e kaluar të cilët tani provojnë të legalizojnë dhe të shtojnë pasurinë dhe imazhin e tyre. Shkalla e korrupsionit, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara dallon prej vendi në vend. Në bazë të studimit një shkallë të lartë korruopcioni ka në Shqipëri, Moldavi dhe Rumani ndërkohë që në Serbi dhe Kosovë është shumë më e ulët. Në Shqipëri 2/3 e qytetarëve të anketuar kanë pranuar se në vitin 2006 kanë dhënë ryshfet. Në Serbi ishin 13 përqind. Ndërkohë shkalla mesatare e mitdhënjes në Evropën Perëndimore nuk kalon mbi 2%.