1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Olmet: Izraeli duhet të tërhiqet nga thuajve të gjitha zonat e pushtuara

Clemens Verenkotte29 Shtator 2008

Kryeministri izraelit në dorëheqje Ehud Olmert është shprehur për tërheqjen e plotë të Izraelit nga rajonet e pushtuara. Tërheqja do të përfshinte pjesën lindore të Jeruzalemit dhe lartësitë e Golanit, të cilat Izraeli i

https://p.dw.com/p/FR7d
Ehud OlmertFotografi: AP

Në një intervistë me të përditshmen 'Yedioth Achronoth' Olmert tha, se gjatë dekadave të kaluara ai nuk ka qenë i gatshëm që të pranojë realitetin. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje me palestinezët dhe kjo në praktikë do të thotë, që ne të tërhiqemi nga pothuajse të gjitha rajonet, nëse jo nga të gjitha rajonet', theksoi Olmert. 

Izraeli do të mbante një pjesë të rajoneve për vete, por si dëmshpërblim duhet tua rezervojë ato palestinezëve me rajone të tjera, përndryshe sipas Olmertit nuk do të ketë paqe. Ky vendim do të jetë i nevojshëm edhe pse ai bie ndesh me instiktet dhe ndjenjat tona kombëtare, tha Olmert.

Nga ana tjetër ish-ministri i jashtëm izraelit Silvan Shalom nga blloku Likud akuzon Olmertin për naivitet. Në radio Shalom tha se:

"Të mendosh sot në mënyrë kaq naive për ngritjen e bazave shtesë iraniane apo bazave shtesë të Hamasit në Bregun perëndimor apo në Lartësitë e Golanit, sikur ato do të sillnin zgjidhje, i bie që njeriu të ndërroëj besimin apo siç thuhet të bëhet më katolik se Papa. Por në sytë e mi kjo më shumë duket si një humbje e orientimit. Të kërkosh tërheqjen nga Bregu Perëndimor, kur dihet se atje qeveris Mahmud Abazi vetëm fal pranisë së Izraelit, kjo më kujton të verbërit, që shkelin pedalin e gazit me bindjen se ata janë të vetmit që shohin",  tha Shalom.