1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita keniane nuk përulet

Wim Dohrenbusch4 Janar 2008

Sërish është planifikuar një demonstratë masive

https://p.dw.com/p/CkDZ
Policia rrethon demonstrues në Kenia
Policia rrethon demonstrues në KeniaFotografi: AP

Kenia lëviz ndërmjet shpresës dhe frikës, ndërmjet trazirave të vazhdueshme dhe përpjekjeve për ndërmjetësim. Pasi lëvizja opozitare hoqi dorë nga demonstrata e planifikuar për të enjten, ajo do të përpiqet sot të dalë sërish në rrugë për të protestuar kundër zgjedhjeve të fallsifikuara presidenciale. Bashkësia ndërkombëtare shtoi presionin ndaj qeverisë dhe opozitës që të gjejnë një zgjidhje paqësore për konfliktin. Natën, ministria e jashtme dërgoi në Kenia të ngarkuarin për Afrikën Jendayi Frazer, për të ndërmjetësuar midis presidentit Mwai Kibaki dhe udhëheqësit të opozitës Raila Odinga.

Që të enjten laureati i çmimit Nobel për paqen, Desmond Tutu, qëndron në Nairobi. Pas një bisede dyorëshe me Odingën dhe politikanë të tjerë opozitarë Tutu u shpreh me optimizëm:

"Opozita është e gatshme dhe gëzohet, për ndërmjetësimin për kapërcimin e krizës në Kenia. Ajo do të ofrojë idetë dhe kontributin e saj. Këtë e konsideroj një rezultat shumë të mirë."

Të premten Tutu pret të takohet me presidentin Kibaki. Ky pas një heshteje prej disa ditësh doli për herë të parë në publik dhe i sinjalizoi opozitës.

Unë jam i gatshëm për dialog me grupet pjesëmarrëse. Kusht për këtë megjithatë është, që gjendja në vend dhe klima politike të qetësohen."

Shanset megjithatë janë shumë të pakta, sepse frontet janë ashpërsuar. Odinga para disa ditëve u deklarua i gatshëm për t´u takuar me Kibakin, por presidenti duhet të heqë dorë një herë nga posti.