1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për dy javë Sudani i Jugut do të shpallë pavarësinë

27 Qershor 2011

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle premtoi gjatë një vizite në kryeqytetin e ardhshëm të vendit Juba ndihma për ndërtimin e shtetit më të ri të Afrikës, i cili përballet me probleme të shumta.

https://p.dw.com/p/11jq0
--- DW-Grafik: Per Sander 2011_06_22_sudan_südsudan_öl_konflikt.psd
Fotografi: Fotolia-Dark Vectorangel/DW

Në shtetin e 54 të Afrikës po punohet me zell. Për dy javë, diten e shpalljes së pavaresisë mauzoleu per John-Garang-un, heroin kombëtar të Sudanit te Jugut duhet të jetë gati.

Koha vrapon dhe thuajse askush nuk e beson se aeroporti i ri i vendit do të jetë gati sipas planit. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle thekson se ngritja e një shteti nuk është punë e lehtë: „Ne e dimë se shpallja e pavarësisë nuk do të thotë edhe se shteti është ngritur dhe se problemet janë mënjanuar. Me këtë puna nuk përfundon, por fillon."

Photo: Grace abducted child/ Grace wurde von der LRA entführt Description: 12 year old Grace (not her real name) brings water to her home near Yambio. She was abducted from her village by the Lord's Resistance Army in 2010. / die 12 Jährige Grace (Pseudonym) trägt Wasser nach Hause, nahe der Stadt Yambio. Sie wurde 2010 von der Lord's Resistance Army(LRA) aus ihrem Dorf entführt. Stichworte: Süd Sudan, Sudan, LRA, Rebellen, Grace, Kinder, Entführung, Flüchtlinge Date: March, 2011 Location: near Yambio, Southern Sudan Photo credit: Guy Degen Photographer contact: guy.degen@dw-world.de
Sudani i JugutFotografi: DW/Degen

Dhe punë ka shumë, shndërrimi i atyre që luftuan për lirinë në ndërtues të shtetit është e vështirë. Thuajse të gjithë anëtarët e qeverisë së ardhshme janë ish-ushtarë, rebelët i kanë ndërruar uniformat ushtarake me këmisha dhe kravata. Presidenti Salva Kiir thotë se vendi ka nevojë për shumë ndihma. Ministri gjerman premton ndihma: „Themelimi i shtetit është një proces historik por edhe praktik. Si organizohet p.sh. pushteti dhe rendi, siguria e brendshme, ajo e jashtme, ndërtimi i infrastruktures, i administratës dhe i qeverisjes së mirë - apo p.sh. procesi i kushtetutës.“

Po jugu i Sudanit ka edhe më tepër probleme. Konflikte ushtarake me veriun e vendit, sepse të dy palët synojnë ta shtrijnë sa më tepër ndikimin e tyre. Probleme ka në lidhje me vendosjen e kufijve, të ardhurave prej naftës dhe borxhet e vjetra. Qeveria në Kartum nuk e lejojn qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve. Kjo është fatale për shtetin e ri në jug të vendit, ngaqë thuajse gjithçka duhet të importohet sepse në vend thuajse nuk prodhohet asgjë.

Sudani i Jugut
Flash-Galerie SüdsudanFotografi: DW/Degen

Një problem tjetër janë konfliktet e shumta etnike në këtë shtet multietnik. Ata që punojnë në sektorin e ndihmave për zhvillimin flasin për banda të armatosura dhe fshatra të tërë që sulmojnë njëri-tjetrin. Edhe në këtë drejtim ministri Westerwelle premtoi ndihmë, kuptohet pasi të jetë sqaruar nëse është fjala për konflikte ndëretnike me motive politike apo kriminalitet të zakonshëm.

Vëzhguesit mendojnë se procesi i krijimit të shtetit në jug të Sudanit do të jetë i komplikuar dhe përgatitjet për këtë janë të pakta. Demokracia ka nevojë për kohë deklaron presidenti Kiir – një deklaratë që për shkak të dykuptimësisë së saj nuk u pëlqen të gjithëve.

Autor: Christoph Grabenheinrich / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti