1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Birmani shpallet person i padëshëruar

3 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0bf

Junta ushtarake në Birmani ka shpallur person të padëshëruar përfaqësuesin e OKB-së atje Charles Petrie. Sipas informacioneve nga Kombet e Bashkuara Petrie është thirrur për një bisedë në selinë e qeverisë në Naipidau ku i është njoftuar vendimi për mos zgjatjen e mandatit. Petrie kishte shprehur mirëkuptim për qëndresën kundër pushtetarëve ushtarakë gjatë lëvizjeve të protestave në shtator dhe kishte kritikuar zhvillimet ekonomike në Birmani. Qeveria e SHBA ka reaguar e indinjuar pas vendimit të juntës. Junta kishte zhvilluar javët e shkuara bisedime me të dërguarin e posacëm të Kombeve të Bashkuara Ibrahim Gambari i cili pritet sot në Rangun për një tjetër mision.