1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundojnë me blerje të shtrenjta transfertat dimërore në futboll

1 Shkurt 2011

Pak para përfundimit të periudhës dimërore të transfertave, ekipi gjerman i Volfsburgut ka angazhuar pesë lojtarë të rinj.

https://p.dw.com/p/108dO
Patrick Helmes, Michal Kadlec dhe Tranquillo BarnettaFotografi: dapd

Ndër të tjera sulmuesi Patrick Helmes kalon për shumën zyrtare prej 5 milionë eurosh nga Bajer Leverkuzeni tek Volfsburgu. Veç kësaj ekipi ka angazhuar edhe kapitenin e kombëtares turke të futbollit, Tuncay Sanli.

Ndërsa në kategorinë e parë në Britaninë e Madhe u shënua një transfertë rekord: spanjolli Fernando Torres ndërron nga Liverpool tek Chelsea. Sipas njoftimeve në medie, londinezët paguajnë 58 milionë euro për Torres.