1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përkujtohet lufta e Bosnjës

6 Prill 2012

Stola të kuq përkujtojnë të vrarët. Rrethimi i Sarajevës cilësohet si rrethimi më i gjatë i kohëve moderne.

https://p.dw.com/p/14Z4D
20 vjetori i luftës së Bosnjës
20 vjetori i luftës së BosnjësFotografi: DW

Në Bosnjë- Hercegovinë po përkujtohet sot fillimi i luftës midis boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve 20 vjet më parë. Në qendër të Sarajevës janë vendosur 11.541 stola të kuq - një stol për secilin nga të vdekurit gjatë rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës. Një kor këndon këngë të shkruara gjatë rrethimit të Bosnjës. Të pranishëm në ceremonitë e rastit janë edhe ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt dhe kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandic.

Milan Bandic, kryetari i bashkisë së Zagrebit
Milan Bandic, kryetari i bashkisë së ZagrebitFotografi: DW
Karl Bildt, ministri i Jashtëm suedez
Karl Bildt, ministri i Jashtëm suedezFotografi: DW

Veç kësaj, shumë ekspozita dhe aktivitete kanë në qendër të vëmendjes ngjarjet e atëhershme.

Në 6 prill 1992 Sarajeva u rrethua nga serbët e Bosnjës dhe u godit çdo ditë me më shumë se 300 granata. Banorët e qytetit jetuan pa rrymë elektrike, pa ujë dhe ngrohje. Rrethimi i saj zgjati 44 muaj dhe cilësohet si rrethimi më i gjatë në historinë moderne. Lufta e Bosnjës përfundoi më 1995. Në të gjithë vendin u vranë apo vdiqën të paktën 100.000 vetë dhe u dëbuan miliona vetë. Nga luftërat e zhvilluara në Ballkan u shpërbë ish Jugosllavia.

Sarajevo Rote Stühle
Stola të kuq në SarajevëFotografi: dapd

Autor: dpa, dapd/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama