1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përmbaruesit e Vushtrisë e terapia me fadroma

18 Qershor 2012

Ndërsa e përditshmja gjermane TAZ trajton konfliktet e pronësisë në Kosovë dhe vështirësitë për ngritjen e shtetit ligjor, revista "Spiegel" merret me planet për prishjen e piramidës në Tiranë.

https://p.dw.com/p/15HBr
Fotografi: picture-alliance/dpa

Përmes programit EULEX, BE-ja ka vënë shumë të holla dhe personel në dispozicion në sistemin gjyqësor të Kosovës. Por parimet e shtetit ligjor dhe realitetit përplasen shpesh me njëri-tjetrinPor parimet e shtetit ligjor dhe realitetit përplasen shpesh me njëri-tjetrin, shkruan Urs Spindler në një artikull për gazetën gjermane TAZ. Nisur prej punës së një punonjësi të njësisë së përmbarimit të Agjencisë Kosovare të Pasurisë (KPA), autori tregon për vështirësitë me të cilat përballet drejtësia në Kosovë. Problemet kryesore kanë të bëjnë me kthimin e pronave apo shtëpive të pushtuara nga të tjerë, si rasti i një shtëpie në Vushtrri. Më 14 Qershor misioni i EULEX-it hyri në vitin e tij të pestë. Por prej trazirave në vendin e pasluftës, evropianët ndeshen me një shumëllojshmëri problemesh - dhe shpesh parimet e ndërkombëtarëve bien ndesh me jetën e përditshme të njerëzve.

Pretendime të pazgjidhura

Kathinka Hewitt, juriste nga Gjermania punon prej rreth dy vjet e gjysmë për EULEX-it në Kosovë. "Ne kemi rreth 2,500 raste në të cilat ka disa palë që pretendojnë për pronësinë ndaj një prone", thotë ajo. Ndonjëherë është fjala për ndonjë truall, a për ndonjë shtëpi, nganjëherë për një pompë benzine, një bllok të tërë banimi apo një qendër tregtare. Dhe ndërsa drejtësia nuk vepronte, jeta vazhdonte: "Diku një copë tokë e uzurpuar ilegalisht, pastaj ajo është shitur dy, tre herë, një tjetër ka ndërtuar sot shtëpinë e tij mbi këtë truall. Ka raste që bëhet fjalë për ekzistencën e një familjeje të tërë dhe prandaj vendimet nuk janë të lehta ", thotë Hewitt. Shumica e pretendimeve vijne prej serbëve që janë larguar nga Kosova, sqaron Hewitt.

Alltag in Albanien Tirana Jugendlich bei Enver Hoxha Museum
Fotografi: AP

Spiegel-i gjerman për piramidën

Revista gjermane Der Spiegel trajton shkurtimisht lajmin për planet e qeverisë shqiptare për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin në vend të saj të një ndërtese të re për parlamenitn. Terapi me fadromë - e quan Der Spiegel këtë veprim dhe citon zërat e rreth 6000 kundërshtarëve të shëmbjes së piramidës 22 metra të lartë, sipas së cilëve krimet e së kalurës nuk mund të munden me anë të shkatërrimit. Der Spiegel shkruan se kundërshtarët e shëmbjes së piramidës mendojnë se funksionarët e shtetit do të fusin në xhepat e tyre para prej këtij projekti me vlerë 50 milionë euro.

Autor: Pandeli Pani

Redaktoi: Lindita Arapi