Përmbledhje lajmesh nga sporti
31 Janar 2011Në ndeshjet e vlefshme për kampionatin gjerman të dielën u shënuan këto rezultate: Frankfurt - Mönchengladbach 0:1 dhe Stuttgart - Freiburg gjithashtu 0:1.
Me suksesin e shumëpritur në fushën e kundërshtarit, të cilit ia ka frikën (Frankfurtit), Borusia Mönchengladbach bëri një hap të madh përpara në luftën kundër rënies nga kategoria. Autori i golit të vetëm të takimit ishte Igor de Camargo.
Pas humbjes së parë në 17 vjet në duelin baden-vyrtembergas Shtutgarti gjendet në një pozitë të vështirë në fundin e renditjes. Kjo ishte humbja e parë për Shtutgartin nën drejtimin e trajnerit të saj të ri Bruno Labbadia. Autori i golit për Freiburgun ishte Johannes Flum.
Shorti për gjysmëfinalet për kupën e Gjermanisë
Të dielën u hodh edhe shorti për gjysmëfinalet e vlefshme për kupën e Gjermanisë. Mbajtësi i titullit Mynihu do të ndeshet me Shalken. Në gjysmëfinalen e dytë ndeshen ekipet e kategorisë së dytë Duisburg dhe Cottbus. Ndeshjet zhvillohen përkatësisht në 1 dhe 2 mars.
Franca kampione bote në hendboll
Franca është për herë të katërt kampione bote në hendboll. Ekipi francez triumfoi në finalen me Danimarkën 37:35 në kohën shtesë.
dw/dpa