1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

211211 Nähe Politik Wirtschaft

22 Dhjetor 2011

Mes qeveritarëve dhe biznesmenëve ka lidhje shpesh të habitshme. Një nga këto lidhje nga koha e tij si kryeministër i Saksonisë së Poshtme e ka vënë aktualisht presidentin gjerman Christian Wulff në gjendje të vështirë.

https://p.dw.com/p/13XPE
Presidenti i Gjermanisë Christian Wulff
Presidenti i Gjermanisë Christian Wulff

Disa e cilësojnë si një „koprac“ dhe e shohin atë si shkaku për korrupsionin, për të tjerët është thjesht një element i rëndësishëm për ta sulmuar në karrierën e tij. Dhe në Këln kjo është bërë legjendë: „Kölsche Klüngel“ (Tarafi i Këlnit) që siç thuhet aty, është konsideruar si pjesë përbërëse e kulturës politike të qytetit milionësh.

Paraja dhe pushteti tërheqin njëri-tjetrin

Në Këln mbahet si parim bazë për këtë një shprehje: "Njihemi dhe ndihmojmë njëri-tjetrin". Një shprehje, e cila edhe në kryeqytetin e landit të Saksonisë së Poshtme, Hanovër dhe në rrethin e shokëve të presidentit federal Christian Wullf njihet. Sipërmarrësi Egon Geerkens mbahet si „mik i vjetër i Christian Wulff-it. Kredinë e shtëpisë që ka marrë Wulfi nga bashkëshortja e Geerken-it Edith mund ta shohësh si një ofertë miqësore. Bashkëshortët Geerken nuk kanë nevojë patjetër për përfitime politike apo ekonomike nga kjo lidhje që kanë me presidentin. Eksperti për partitë në Bonn, professor Gerd Langguth e sheh këtë më shumë nga një motiv tjetër: ”Ka gjithmonë njerëz që duan të jenë afër pushtetit”, thotë Langguth. “ Sidomos në një kryeqytet si Hanovëri ku kryeministri i landit është i rëndësishëm. Për t'u ftuar në një festë vere nga ai për shembull, këto janë gjëra jashtëzakonisht të rëndësishme për njerëz të caktuar”.

Oligark – ose thjesht vetëm „mik i mirë?

Egon dhe Edith Geerkens , miq të presidentit Wulff që i dhanë kredinë prej 500 mijë euro
Egon dhe Edith Geerkens, miq të presidentit Wulff që i dhanë kredinë prej 500 mijë euroFotografi: picture-alliance/dpa

Afërsia me pushtetin - duket se kjo është ajo që e ka shtyrë edhe sipërmarrësin Carsten Maschmeyer. Emri i tij do të përmendet ndërkaq si shpesh nga Geerkens që Maschmeyer konsiderohet si njeri i lidhur mirë në Hanovër. Ai është sipërmarrës financash dhe themelues i koncernit AWD, pasuria e tij do të vlerësohet në rreth 650 milionë euro. Ai ka të holla të mjaftueshme për të bërë oferta miqësore. Në këtë mënyrë Maschmeyer merr pjesë në vitin 1998 në fushatën zgjedhore të landit të kancelarit të mëvonshëm Gerhard Schröder. Reth 330.000 euro duket se ka dhënë ai për një rrjesht të shkruar reklame në gazetat e përditshme. Por jo vetëm politikanit të SPD, Schröder i hodhi para Maschmeyer, edhe Christian Wulff-it, i cili si anëtar i CDU-së politikisht i takon një grupimi tjetër. Kështu ai duhet të ketë financuar në vjeshtën e 2007 -s një fushatë reklamash për një libër të Wulff-it, por që Wulffi nuk paska qenë në dijeni për këtë.

Rrjete që duhen kontrolluar

Wulff me sipërmarrësin financiar Carsten Maschmeyer
Wulff me sipërmarrësin financiar Carsten MaschmeyerFotografi: dapd

Që presidenti Christian Wulff tani do të tërhiqej nga miqësia e kohës së tij në Hanovër, kjo nëse atij i pëlqen vetë ta bëjë këtë dhe jo për shkak se ai sheh punë të dyshimta në këtë mes. Po ashtu edhe juristët ka gjasa që nuk zbuluan asgjë të dënueshme, beson eksperti, Gerd Langguth: "Proceset politike janë zakonisht sa komplekse aq dhe të komplikuara, për shkak se interesat individuale nuk do të mund të vihen në jetë lehtë. Unë jam absolutisht i sigurtë që për shembull zoti Geerkens nuk kishte asnjë përfitim ekonomik nga miqësia e tij me Christian Wulff. "Rrjete të tilla si në Hanovër ka kudo dhe po ashtu do të ketë ndoshta gjithmonë - për t'u lidhur me të tjerë, ky është një sygjerim themelor për të gjithë ata që duan të bëjnë karrierë.

Christian Humborg, nga organizata kundër korrupsionit, „Transparency International“ kërkon megjithatë që për të tilla rrjete të pyetet më shumë: "E rëndësishme është vazhdimisht të dihet se kujt i shërbejnë këto rrjete, sa të hapura janë ato? Gjithashtu e rëndësishme është edhe se cilët persona janë aty dhe nëse këta persona kanë funksione apo një përgjegjësi të veçantë."

Presidenti duhet të përmbushë modelin e funksionit

Edhe marrëdhëniet e presidentit me ngjarjet e Hanoverit, Transparency International i kritikon: "Një rregull bazë është: Transparencë në lidhje me atë çfarë bën. Sepse kjo mund të jetë një indikator i arsyeshëm nëse ky është përgjegjës për atë që bën“. Prandaj Christian Humborg nga organizata TI e sheh Wulff-in me një përgjegjësi të veçantë për faktin se ai duhet të ketë kujdes që të mos e dëmtojë postin e Presidentit Federal.

Autor: Jörg Brunsmann/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi