1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Syrien Gewalt

20 Gusht 2011

Presidentit sirian Assad nuk i bëjnë përshtypje thirrjet e botës perëndimore për dorëheqjen e tij. Sipas agjencive në protestat e së premtes në disa qytete dhe fshatra kundër pushtetmbajtësit u vranë rreth 17 vetë.

https://p.dw.com/p/12KXc
Një demonstrues hedh gurë ndaj forcave të ushtrisë në HamaFotografi: picture-alliance/dpa

Pas lutjeve të mesditës të premten (19.8.) mijëra vetë dolën përsëri në rrugë në Damask, Deraa, Latakia, Deir al-Zour dhe qytete të tjera. Forcat e sigurimit u përpoqën të shpërndajnë demonstruesit me tanke dhe armë zjarri. Sipas njoftimeve të dëshmitarëve të ndryshëm okularë së paku 20 demonstrues duhet të jenë vrarë. Megjithatë momentalisht njoftimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, agjencitë e lajmeve bëjn fjalë për 17 të vrarë. Dhuna kundër sirianëve protestues duhet të ketë nisur në orët e vona të mbrëmjes.

Presidenti Assad kishte deklaruar pak ditë më parë se ofensiva e ushtrisë kundër demonstruesve kishte përfunduar. Televizioni shtetëror sirian njoftoi se të panjohur kishin vrarë shefin e policisë në Ghabagheb, si dhe një polic në periferi të Damaskut.

NO FLASH Syrien Demonstrationen
Tanke ushtarake të stacionuara në qytetin Homs, Fotoja është nga youtubeFotografi: picture-alliance/dpa

Siria proteston kundër bashkësisë ndërkombëtare

Ambasadori i Sirisë në OKB dënoi qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare. Shkelja e sovranitetit të Sirisë është si të thuash linja e kuqe. Ai i krahasoi veprimet e ushtrisë siriane kundër demonstruesve me masat e policisë britanike kundër protestuesve në vendin e tyre. Bashkësia ndërkombëtare, tha ai, zhvillon një "luftë humanitare dhe diplomatike“ kundër Sirisë. Ai lavdëroi Rusinë dhe Kinën.

Të dyja vendet vazhdojnë të qëndrojnë në anën e Asadit. Ambasadori njoftoi, se të shtunën (20.8.) do të mbërrijë një delegacion i OKB-së për të hetuar shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se qeveria e tij i refuzon kërkesat për dorëheqjen e Asadit. Presidentit sirian duhet t'i jepet kohe e mjaftueshme, për të zbatuar reformat e shpallura.

Autor: Jürgen Stryjak/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi