1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130110 Grüne Geschichte

13 Janar 2010

E themeluar fillimisht si një parti e protestës, sot partia ekologjiste gjermane "Të Gjelbrit" feston jubileun e 30 vjetorit.

https://p.dw.com/p/LV1U
Deputetët Özdemir dhe Roth me një pankartë me mbishkrimin, rruga e gjelbërFotografi: AP

Mos i beso askujt mbi 30 vjeç, kjo është shprehje e njohur e viteve 1960-1970. Studentët dhe të rinjtë me këtë u kundërviheshin botës së të rriturve dhe të të konsoliduarve. Asokohe kishte shumë, që ishin të pakënaqur me sistemin shoqëror dhe politik në Republikën Federale të Gjermanisë. Ata nuk angazhoheshin në partitë politike, por në shumë lëvizje të reja sociale për të bërë politikë për paqen, kundër centraleve atomike, për mbrojtjen e mjedisit dhe për të drejtat e gruas. Prej këtyre lëvizjeve pikërisht përpara 30 vjetësh u krijua partia federale "Të Gjelbrit" (die Grünen).

Hans-Christian Ströbele Bundestagsabgeordneter der Partei Bündnis 90 Die Grünen
Hans-Christian Ströbele, deputet i të GjelbërveFotografi: picture alliance / dpa

Jashtë në hyrje ndodhen ende kutitë e transportit. Hans-Christian Strëbele sapo është akomoduar në një zyrë të re deputeti në Bundestag (parlamenti i RFGJ-së). Ai është përsëri deputet. Politikani shtatlartë dhe i thinjur për herë të parë i ka përfaqësuar "Të Gjelbrit" në parlament në vitin 1985. Strëbele është tani 70 vjeç. Ai mban një xhaketë ngjyrë kafe dhe pantallona xhins. Ai ka dhënë kontributin e vet në historinë 30 vjeçare të partisë.

Fillimi ishte protesta radikale.

"Të Gjelbërit' u krijuan nga radhët e kritikëve kundrejt sistemeve të etabluara partiake, që ekzsitonin. Ata nuk donin të ishin si të tjerët dhe për këtë arësye kanë krijuar një sërë kufizimesh formale. Ata donin të vepronin parimisht ndryshe për t'u bërë një parti në kuptimin e mirëfilltë të fjalës."

Strëbele përmend radhazi këto kufizime: kuota e përfaqësimit të gruas, deputetët të mos kenë poste partiake, një kryesim i partisë nga dy kryetarë. Në fillim të viteve 1980-të u krijua partia federale e përbërë nga lista e të gjelbërve dhe ajo alternativë. Tashmë ishte koha dhe ishin pjekur kushtet për këtë, thotë Strëbele:

"Ka pasur probleme serioze në shoqëri. Kërcënonte një garë armatimi me raketa, që mund të asgjësonin mbarë botën.""

Deutschland Parteien Grüne Gründung Petra Kelly
Petra Kelly në kongresin e themelimit të partisë në Karlsruhe, 13.01.1980Fotografi: ullstein bild - Mehner

Të Gjelbrit tregojnë guxim për tema delikate

Partitë e konsoliduara nuk donin të flisnin për çarmatimin, për të drejtat e gruas dhe për mbrojtjen e mjedisit. Këto janë tema të reja. Këto dalin në pah në një spot elektoral të të Gjelbërve në vitin 1980. Një fëmijë dhe gjyshi i tij bisedojnë anës lumit për këto çështje:

"Gjysh, përse kanë ngordhur peshqit? Sepse industria i ka helmuar ujrat e Rinit! Kush ta ka thënë këtë? "Të Gjelbërit!

1,5 % të votave fituan "Të Gjelbrit" në zgjedhjet parlamentare në vitin 1980. Tre vjet më vonë ata u përfaqësuan në Bundestag me një kuotë prej 5,6%. Petra Kelly, deputete e sapozgjedhur atëherë, rrugës për në parlament do të deklaronte, se partia do t' i përmbahet objektivave të lëvizjes së protestës.

"...unë e konsideroj si detyrim ndaj lëvizjes, për të cilën ne hymë në parlament, dhe ne asnjëherë nuk do të heqim dorë nga këto objektiva. Ky është një premtim, që ua jap unë personalisht."

Deutschland 30 Jahre Grünen Stricken in der Öffentlichkeit
Një delegate e të Gjelbërve thur çorape në parlamentFotografi: picture-alliance/ dpa

Mosbesimi ndaj institucioneve demokratike është mjaft i madh në partinë popullore. Ndoshta për këtë arsye deputetët preferojnë ta demonstrojnë këtë, siç kujton Strëbele duke sjellë në sallën plenare:

"Degë të gjelbra, duke pasur një veshje krejt ndryshe dhe ajo,që ishte më thelbësorja,me përmbajtjet krejt të ndryshme, që shpaloseshin në pultin e referuesit."

1985 arrihet pjesëmarrja e "Të Gjelbërve" në qeveri në landin e Hesenit

"Të Gjelbrit" ende s' kanë nevojë t' i përlyejnë duart në ngjarjet qeveritare. Ata venë në lëvizje politikën e Gjermanisë përmes punës së tyre në opozitë. Partisë liberale (FDP), asaj kristiandemokrate (CDU) dhe socialdmeokratëve (SPD) u duhet t' i vënë gishtin kokës dhe të trajtojnë tema ekologjiste. Në vitin 1985 arrihet pjesëmarrja e "Të Gjelbërve" në landin e Hesenit. Joschka Fischer bën betimin si ministër i Ekologjisë së këtij landi.

"Unë betohem!"

Deutschland Geschichte Parteien Grüne 30 Jahre Joschka Fischer und Holger Börner
Ministri i ambjentit në Hessen, Joshka Fischer, bën betimin, 12.12.1985Fotografi: AP

Joschka Fischer bën betimin i veshur me atlete dhe me një xhaketë sportive - "ministri alternativë me atlete" do ta quanin atë më pas. Por ai është një ndër ata, të cilët për vite me radhë në mënyrë pragmatike ia përshtatën partinë kërkesave të sipërmarrjes politike. Ai ishte një realist. Ithtarët e pozicioneve fundamentaliste u mënjanuan. Hapi tjetër;

1989 "Të Gjelbrit" janë pjesë e qeverisë federale

Fischer u emërua ministër i Jashtëm dhe iu desh të jetë bashkëpërgjegjës për pjesëmarrjen e Gjermanisë në luftën e Kosovës. Kjo shkaktoi trazira në konferencën federale të të deleguarve në Bielefeld në vitin 1999.

"E prisja këtë, ju thoni luftënxitës, atëherë mos vallë duhet ta propozojmë luftënxitësin Miloseviç për Çmimin Nobel të paqes?" (duatrokitje)

Përgjegjësia e ekologjistëve në qeveri do të thotë edhe që trupat gjermane të shkojnë në Afganistan! Çfarë ka mbetur prej kërkesave tona?, këtë pyetje e shtrojnë shumë në parti. Në kohën e mandatit të ministrit të Mjedisit nga radhët e "Të Gjelbërve", Jürgen Trittin ndonëse vazhdojnë të funksionojnë centralet atomike, qeveria e socialdemokratëve-ekologjistëve bie dakord me furnizuesit e energjisë për shkëputjen nga centralet atomike dhe kërkon për herë të parë intensivisht aplikimin e energjive të rigjenerueshme.

"Ne jemi të mendimit, që më së miri bashkë me industrinë t' i minimizojmë rreziqet duke e kombinuar këtë me një marrëveshje për periudhën kohore që mbetet."

Pakënaqësinë brenda radhëve të partisë e njeh edhe Christian Strëbele. Atij nuk i vjen mirë, që është hequr dorë nga kaq shumë pozicione radikale. Partia është më e konsoliduar, tashmë politikanët ekologjistë vishen me kostume. Zgjedhësit e duan këtë. Mbi 10% në zgjedhjet parlamentare 2009 votuan për këtë parti. Strëbele gëzohet për këtë.

"Pikërisht në metropolet si Berlini tashmë nuk shtrohet pyetja, nëse "Të Gjelbrit" dikur do të bëhen një parti popullore, sepse në qendër të Berlinit "Të Gjelbrit" janë një parti popullore, e madje jo dosido, por forca më e madhe."

Autor: Heiner KieselVilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica