1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Padi arbitrazhi ndërkombëtar kundër Kosovës

Franfurter Allgemeine Zeitung12 Qershor 2015

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Shoqëria e investimeve Axos ngre padi ndaj Kosovës duke kërkuar miliona, sepse ajo është dëmtuar prej marrëveshjes për blerjen e koncernit shtetëror të telekomit.

https://p.dw.com/p/1Fg5b
Newborn (Denkmal)
Fotografi: DW/R. Breuer

Korrupsioni në Kosovë për herë të parë do të shqyrtohet nga një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi. Shoqëria e investimeve në Hamburg Axos Capital Partners ka hapur një proces arbitrazhi pranë Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit mbi Investimet (ICSDI) në Uashington, sepse qeveria në Prishtinë më 2013 tërhoqi në çastin e fundit marrëveshjen e negociuar prej kohësh për privatizimin e kompanisë së telekomunikacionit. Si rrjedhojë kompania Axos ka pësuar një dëm në vlerën e 180 deri në 500 milionë euro. Eshtë rasti i parë, në të cilin institucioni ICSID i krijuar nga Banka Botërore do të shqyrtojë një padi kundër Kosovës shkruan revista "Global Arbitration Review". As Prishtina dhe as kompania Axos nuk duan të prononcohen për rastin. Por siç dëgjohet bëhet fjalë për dyshime mbi ryshfet dhe përfitim personal nga përfaqësues shtetëror të PTK-së. Siç shkruan më tej gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung“ (FAZ), prej vitesh organizatat ndërkombëtare, diplomatë e sipërmarrje kritikojnë shtetin e vogël, që shpalli pavarësinë nga Sebria më 2008, për ryshfet dhe një sistem të dobët drejtësie. Në raportin e fundit të Komisionit të BE-së mbi progresin thuhet: “Në Kosovë mbetet mjaft shqetësuese gjendja e shtetit ligjor, pavarësia e drejtësisë si dhe përparimet e pakta në luftën kundër korrupsionit.“ Sipas Komisionit të BE-së shitja e PTK në dhjetor 2013 dështoi për shkak të „një sërë akuzave për korrupsion“. Procesi i hapur tani i arbitrazhit mund të zgjasë me vite, shkruan ndër të tjera “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.