1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paketa ligjore e Komisionit të BE-së për përmirësimin e të drejtave sociale në Evropë

Bernd Riegert3 Korrik 2008

Veçanërisht e debatuar në Gjermani është shtrirja e të ashtuquajturave direktiva kundër diskriminimit. Ekonomia i frikësohet kostove të larta dhe një vale pa fund prcesesh gjyqësore.

https://p.dw.com/p/EV6K
I verbri Ismail Sackan (djathtas) është këshilltar në qendrën për jetë të mëvetësishme në Majnc. Ai kujdeset për të huajt me aftësi të kufizuara.
I verbri Ismail Sackan (djathtas) është këshilltar në qendrën për jetë të mëvetësishme në Majnc. Ai kujdeset për të huajt me aftësi të kufizuara.Fotografi: picture-alliance/dpa

Komisioneri i BE-së, Spidla tha, se ai beson në logjikën e shëndoshë të njerëzve. Paketa sociale i tregon qytetarëve vlerën e BE-së. Me sytë e tij idealistë, komisioneri për çështjet sociale i BE-së, Vladimir Spidla, shikon një Evropë pa shkallë. Në qoftë se propozimet e tij për hyrjet pa barriera do të vihen në jetë, atëhere në shumë fusha të jetës do të eliminohen pengesat dhe do të ndërtohen dyer të gjera të përshtatshme për invalidët në karrocë.
"Unë besoj se miliona njerëz do të përfitojnë.", thotë me krenari socialdemokrati çek. Heqja e diskriminimit ndaj invalidëve është vetëm një pjesë e vogël e dikerktivave kundër diskriminimit, të cilat duhet të diskutohen tani nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

Vladimir Spidla, Komisar i BE-së për çështjet sociale
Vladimir Spidla, Komisar i BE-së për çështjet socialeFotografi: AP



Në thelb qytetarët e BE-së nuk duhet të diskriminohen pavarësisht moshës së tyre, preferencave të tyre seksuale, ngjyrës së lëkurës, besimit të tyre ose të mangësive fizike. Për sa i takon jetës profesionale ka tashmë ligjet përkatëse. Tani Vladimir Spidla synon t´i shtrijë këto rregulla edhe për bizneset, qira-dhënësit, shoqëritë e sigurimeve, shkollat dhe kishat. Me qëllim që jo çdo pronar shtëpije të duhet të shembë shkallët synohet që ligji të ketë fuqi vepruese vetëm për ofruesit komercialë.„Në qoftë se personi e ka këtë objekt për qëllime komerciale atëhere kjo është në kuadër të direktivës, por në rast se personi e jep me qira këtë objekt atëhere ai nuk detyrohet t ´i nështrohet këtyre direktivave.“

Kritikët e këtij projektligji, si p.sh. deputeti evropian i partisë
kristian demokratike Tomas Man, ankohen se vizionet e Spidlas do të sjellin një rritje të burokracisë dhe te kostove. Edhe shoqatat
ekonomike gjermane japin alarmin. Ndërkaq komisioneri i çështjeve sociale të BE-së, Spidla i konsideron këto kritika si të ekzagjeruara. "Disa rregulla pengojnë që të krijohen probleme për ndërmarrje të vogla apo persona të veçantë. Ne zbatojmë principin e arësyes."

Vetëm Gjermania ka probleme me propozimet e mia, thotë Spidla. Këtë ai nuk arrin ta kuptojë pasi, Gjermania ka që prej vitit 2006 një ligj mjaft të debatuar që përmbush në thelb të gjitha direktivat e BE-së. Brukseli do të përcaktojë vetëm standarde minimale, sqaron Vladimir Spidla.


Fraksioni i të majtëve në parlamentin evropian mendon se planet e komisionerit për çështje sociale nuk janë të mjaftueshme. Ato janë vetëm sa për t ´i hedhur hi syve.

Paketa sociale që ka dy vjet që po përgatitet përbëhet nga 39 propozime ligjore, udhëzime dhe këshilla. Ato shtrihen nga sistemi i shëndetësisë deri në këshillat e ndërmarrjeve dhe me shumë punë disa-vjeçare do të kalojnë nëpër zyrat e ligjëvënësve të BE-së. Zbatimi i direktivave të para kundër diskriminimit zgjati tetë vjet. Të paktën 11 vende anëtare, midis tyre edhe Gjermania, kanë mangësi në zbatimin e këtyre direktivave. Kështu lidhja martesore midis homoseksualëve nuk njihet plotësisht në të
drejtën e zyrtarëve të lartë në Gjermani dhe kishat kanë akoma shumë liri në përzgjedhjen e punonjësve të tyre.

Vladimir Spidla, që muk arrin të kuptojë kritikën nga ana e Gejrmanisë, shikon një lidhje edhe me krizën e BE-së shkatuar pas JO-së së irlandezëve për Marrëveshjen mbi reformimin e BE-së.„ Axhenda për një evropë sociale tregon angazhimin tonë për mirëqënien e qytetarëve tanë dhe për t´ i hapur rrugën solidaritetit në shoqëri.“

Ky solidaritet është një nga shtyllat e bashkësisë pavarësisht faktit nëse një marrëveshje është aprovuar apo jo.