1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pakistan, Bhutto kërkon dorëheqjen e Musharafit

13 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CAoy


Ish-kryeministrja pakistaneze, Benazir Bhutto, ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Pervez Musharaf. Për BBC-në ajo tha se Musharaf po rëndon situatën dhe po bëhet pengesë në rrugën drejt demokracisë. Bhutto e përjashtoi mundësinë për marrjen e postit të kryeministres nën udhëheqjen e presidentit Musharaf. Pak orë para fillimit të një demostrate të planifikuar në Pakistan, për udhëheqësen opozitare Butto u vendos shtatë ditë arrest shtëpiak. Ish- kryeministrja u ndalua të udhëhiqë protestën e planifikuar, të ashtëquajtur "Marshim i gjatë për demokraci", nga Lahore për në Islamabad. Gjatë 24 orëve të fundit rreth 1500 simpatizantë të Bhuttos janë arrestuar. Ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Pakistan e ka kërkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki-Moon, gjatë një takimi me presidentin e Brazilit.