1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa Françesku pret kancelaren Merkel

pp/la (dpa, epd, kna)18 Maj 2013

Merkel: Kisha Katolike mund të luajë një rol qendror për ruajtjen e themeleve të shoqërisë.

https://p.dw.com/p/18aNx
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kancelarja gjermane Angela Merkel u prit në Romë në një audiencë private nga Papa Françesku. Ky ishte takimi i dytë i kancelares protestante gjermane Merkel me kreun e kishës katolike. Audienca u zhvillua në bibliotekën private të Papës në Pallatin Apostolik të Vatikanit dhe zgjati rreth 45 minuta, një kohë kjo jashtëzakonisht e gjatë. Temë e bisedimeve ishin çështje të globalizimit dhe roli i Bashkimit Evropian në botë.

"Evropa është e nevojshme"

Papa Françesku bëri të qartë se "Evropa është e nevojshme në botë dhe se ne kemi nevojë për një Europë të fortë dhe të drejtë," tha Merkel pas audiencës. Një çështje tjetër për të cilën u diksutua ishte rregullimi i tregjeve financiare, sqaroi kancelarja.

Kriza e tanishme financiare është rezultat i mungesës së ekonomisë sociale të tregut dhe për shkak të mungesës së pengesave në sektorin financiar. Një katastrofë e tillë nuk duhet të përsëritet më, tha Merkel. Papa nga Argjentina e ka dënuar kohët e fundit "tiraninë" e tregjeve dhe ka kërkuan reformat financiareme me orientim etik dhe më shumë ndihmë për të varfërit. Sipas Papa Françeskut paratë duhet të jenë në shërbim të njerëve dhe jo t'i sundojnë ata.

Pope Francis (R) gestures as he talks to German Chancellor Angela Merkel during a private audience at the Vatican, May 18, 2013. REUTERS/Gregorio Borgia/Pool (VATICAN - Tags: RELIGION POLITICS TPX IMAGES OF THE DAY)
Angela Merkel dhe Papa FrançeskuFotografi: Reuters

Biseda e hollësishme me Françeskun do të thotë edhe mirënjohje për Gjermaninë, tha Merkel. Sipas saj Papa Françesku mund të depërtojë tek njerëzit përmes "fjalëve të thjeshta dhe prekëse." Kancelarja tha se për të është e rëndësishme që të ruhen themelet e shoqërisë, dhe Kisha Katolike mund të luajë një rol qendror në këtë mes.

Poezi dhe muzikë

Merkel i çoi si dhuratë Papës një botim të plotë të veprës së poetit gjerman Friedrich Hëlderlin si dhe edicionin e plotë prej 107 CD-sh të kompozitorit dhe dirigjentit Wilhelm Furtwängler (1770 1843). Papa Françesku ka thënë në një nga intervistat e tij të mëhershme se Hëlderlin-i është njëri prej poetëve të tij të preferuar tij dhe në audiencën e tij të parë me Merkelin kishte cituar në gjermanisht vargje nga një poezi e tij. Botimi i Hëlderlin-it është i vitit 1905 dhe vëllimi është me veshje lëkure dhe shkronja të praruara. Në intervistat e mëparshme Papa Françesku kishte thënë gjithashtu se e vlerëson shumë vepräm e Furtwängler-it.