1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

240411 Papst Osterbotschaft

24 Prill 2011

Në përfundim të festimeve disa ditore të Pashkëve Papa Benedikt i XVI të djelën (24.4.) kremtoi në sheshin e Shën Pjetrit në Romë meshën e Pashkës. Pika kulmore e festës ishte mesazhi i Pontifeksit me rastin e Pashkëve

https://p.dw.com/p/113FH
Papa Benedikt i XVI duke dhënë bekimin "Urbi et Orbi"
Papa Benedikt i XVI duke dhënë bekimin "Urbi et Orbi"Fotografi: dapd

Një det lulesh në Sheshin e Shën Pjetrit - verdhë e blu, ngjyrat e Vatikanit. Për këtë përgatitjet ishin bërë për ditë të tëra. Kopshtarë nga Holanda ditët e fundit transportuan për në Romë 30.000 lule - 20.000 syresh janë tulipanë si edhe rreth 1000 zymbylë, që pas festimeve në Vatikan do të mbillen në parqet e Romës.

Qysh në mëngjes herët të dielën vizitorë nga e mbarë bota vërshuan drejt sheshit të Vatikanit - sivjet ishin mbi 30.000 syresh. Edhe moti ishte në përgjithësi i përshtatshëm për vizitorët, pas një qielli disi të turbullt shkëlqu dielli - ndërkohë që të shtunën (23.04) në Romë kishte rënë shi. Me Papën festuan në shkallët e bazikilës së Shën Pjetrit edhe shumë kardinalë e dinjitarë të tjerë.

Qysh në fillim Capella Sistina këndoi tekstin nga Matheus-Evangelium, në të cilin Jezusi veçon prej turmës së të rinjve pasues Apostullin Pjetër. Për kishën katolike ky është argumentimi biblik i papatit: "Ti je Pjetri dhe në këtë shkëmb dua të ndërtoj kishën time."

Mesazh paqeje - Pika kulmore e cermonive

Papa Benedikt i XVI jep mesazhe paqeje dhe solidariteti
Papa Benedikt i XVI jep mesazhe paqeje dhe solidaritetiFotografi: AP

Mesha e Pashkëve tradicionalisht kremtohet pa predikim - sepse në mesditë është momenti, që e presin më së shumti besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit. Papa në këtë moment ngjitet në ballkonin e mesëm të bazilikës së Shën Pjetrit, vendi, ku edhe pas zgjedhjes së Papës komunikohet lajmi „Habemus Papam“ . Në mesazhin tradicional të Pashkës Benedikti i XVI sivjet iu referua në radhë të parë rajoneve të botës, në të cilat mbizotëron vuajtje e madhe. „Këtu në këtë botë Halleluja e Pashkëve është në kontrast me ankesat dhe britmat, që dalin prej situatave shumë të dhimbshme: mjerimi, uria, sëmundjet, lufta dhe dhuna. E pikërisht për këtë arësye Krishti ndërroi jetë dhe u ringjall!“

Papa përkujtoi në këtë kontekst viktimat e tërmetit në Japoni - por urimet e paqes ai i adresoi edhe në drejtim të Lindjes së Mesme, Bregut të Fildishtë dhe Libisë. “Diplomacia dhe dialogu qofshin në vendin e armëve në Libi- dhe në situatën aktuale të konfliktit të mundësohet aksesi i ndihmës humanitare tek ata, që vuajnë pasojat e konfliktit.“

Në këtë kontekst Papa u shpreh edhe për solidaritet me refugjatët nga Afrika e Veriut duke theksuar, se dëshiron më shumë gatishmëri për pranimin e tyre.

Në mbyllje të ceremonisë Papa dha bekimin "Urbi et Orbi" - qytetit dhe rruzullit tokësor dhe përshëndeti besimtarët në të gjithë botën në 65 gjuhë: „Të gjithëve një festë Pashke të bekuar e të gëzuar. Qoftë me ju paqja dhe gëzimi i Zotit të ringjallur!“

Rreth 100 kanale televizive nga 60 vende e transmetuan drejtpërdrejt ceremoninë. Miliona vetë në mbarë botën e ndoqën drejtpërdrejt edhe në radio këtë moment.

Në prag të luminimit të Gjon Palit të II

Dhjetra mijëra pelegrinë ndjekin ceremoninë e kremtimit të Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë
Dhjetra mijëra pelegrinë ndjekin ceremoninë e kremtimit të Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit në RomëFotografi: dapd

Për 84 vjeçarin Benedikt i XVI mbyllen në këtë të diel të Pashkëve edhe ditët intensive me shumë mesha të mëdha duke nisur me liturgjinë e së enjtes së gjelbër me larjen e këmbëve në bazilikën laterane duke vazhduar me rrugën e kryqëzimit në Kolose e deri në mbyllje të dielën.

Pas meshës në sheshin e Shën Pjetrit Papa për disa ditë u nis për në rezidencën Castel Gandolfo në Jug të Romës. Të djelën e ardhshme (1.5.) atë e pret një tjetër ceremoni e madhe, lumnimi i paradhësit të tij Gjon Pali i II. Për këtë ditë, qyteti i përjetësisë parashikon ardhjen e miliona pelegrinëve. Disa prej tyre kanë mbërritur qysh tani në qytet - që të djelën në Sheshin e Shën Pjetrit mund të lexosh pankartat përkujtimore për polakun Karol Vojtila.

Autor: Jan-Christoph Kitzler / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi