1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paqe deri sa të vijë presidenti Bush

Clemens Verenkotte8 Janar 2008

Përpara vizitës së Bushit në Lindjen e Afërt, Mahmud Abazi dhe Ehud Olmert do të takohen së bashku për t´i konfirmuar njëri-tjetrit se gjatë vizitës së Bushit nuk do të ketë asnjë zhvillim të papritur politik.

https://p.dw.com/p/CmQi
Bush, Olmert, Abbas - 27 nëntor, 2007
Bush, Olmert, Abbas - 27 nëntor, 2007Fotografi: AP

Ishte një ngjarje simbolike, e cila ndodhi në prag të vizitës së presidentit amerikan Bush. Gjatë rrugës drejt takimit me ministren e jashtme izraelite Zipi Livny në Jerusalem, kryetari i delegacionit palestinez, ish kryeministri Ahmed Kurei, u ndalua në pikën e kontrollit izraelit në Baknë Perëndimore. Vetëm pas një telefontate protestuese me mysafiren e tij izraelite, makina e Kureit u lejua ta kalojë pikën kufitare të kontrollit.

Ndërkohë sot pritet që të takohen kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti palestinez Mahmud Abaz. Në fakt nuk do të bisedohet mbi zhvillimet dhe planet mes dy vendeve. Abaz nuk e ndryshon qëndrimin e tij: Ai kërkon që Izralei t´i ndalojë ndërtimet në zonat e pushtuara dhe në lindje të Jeruzalemit. Përveç kësaj, Izraeli duhet t´i ndalojë menjëherë aksionet ushtarake në Rripin e Gazës dhë në Baknë Perëndimore: "Fatkeqësisht marrëveshjet me Izraelin shkelen pothuajse përditë në Rripin e Gazës, në Bankën Perëndimore dhe në Nablus. Shkelja e tyre nuk ka motiv tjetër përveç se të ushtrojë dhunë ndaj popullit palestinez. Forcat tona të sigurisë, si në Nablus ashtu edhe në qytete të tjera palestineze bëjnë punën e tyre, gjë që nuk mund të thuhet për disa zyra izraelite, të cilat po merren aktualisht me ndërtime të paligjshme."

Ndërkohë shefi i qeverisë izraelite Olmert theksoi përpara takimit me Ababzin, se aksionet ushtarake izraelite kundër militantëve palestinezë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen: "Ministri i mbrojtes u ka dhënë urdhër forcave të sigurisë, që t´i forcojnë aksionet izraelite. Ato kanë qënë ekstreme gjatë javëve të kaluara dhe kanë sjellë rezultate pozitive, pra kanë mundur të prekin elemente të rëndësishme terroriste në Rripin e Gazës."

Olmert do t´i sigurojë presidentit amerikan, se forcat izraelite do të tërhiqen nga të gjitha zonat e jashtme që nuk janë të autorizuara për banesa izraelite. Parardhësi i Olmertit, Sharon, i kish dhënë fjalën Bushit qysh përpara 5 vitesh, se do të tërhiqej nga zonat e pushtuara për t´ju përbmbajtur planit për paqe "Roadmap" që u hartua në vitin 2001.