1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

181109 Klima Forschung

24 Nëntor 2009

Ndryshimi i klimës ka pasoja katastrofale. Prandaj shkencëtarët në Institutin e Studimeve për Klimën në Potsdam hulumtojnë shkaqet dhe pasojat e efektit serë.

https://p.dw.com/p/KeNN
Akuj që shkrihen në Groenlandë
Akuj që shkrihen në GroenlandëFotografi: AP

Mali i telegrafëve në Potsdam nuk të jep patjetër përshtypjen se këtu do të shikosh të ardhmen: Në një park të madh shtrihen të shpërndara disa ndërtesa historike me tulla. Por këtu, në Institutin e Studimeve për Klimën, shkurt PIK, rreth 300 shkencëtarë përpiqen të hulumtojnë se si mund të zhvillohet toka në këtë shekull. Kjo sipas natyrës është e vështirë, thotë anëtari i kryesisë së institutit Friedrich-Wilhelm Gerstengarbe:

Nuk ka parashikime për klimën. Sipas të gjitha gjasave tani ju do të habiteni. Një parashikim në të vërtetë është gjithmonë përshkrimi me saktësi i një situate në zhvillim. Modeli i klimës është si një makineri "nëse ndodh kjo, atëherë...", që do të thotë se në qoftë se ju bëni një supozim të caktuar në kohë, që me kohë mund të ndryshojë, arrini në një rezultat të caktuar. Pra kjo do të thotë se nuk ka parashikime për klimën dhe se nuk ka skenarë për klimën“.

Sepse kush mund ta parashikojë qysh tani se si do të zhvillohet ekonomia botërore, kushtet politike dhe teknologjia për mbrojtjen e ambientit në dhjetë vitet apo edhe në një qind vitet e ardhshme? Megjithatë kjo varet nga reduktimi i emisioneve të dioksidit të karbonit, CO2, që është shkaktari i efektit serë, që influencon ngrohjen e tokës me të gjitha pasojat e saj negative.

Shkencëtarët mbështeten para së gjithash në modelet kompjuterike

Zemra e institutit është një kompjuter i madh me 2 mijë procesorë, ndër më të shpejtit në botë. Modelet e klimës janë pjesë e këtij kompleksi, që kanë nevojë për të tillë superkompjuter, që të numërojnë nga fillimi deri në fund, thotë Tim Bringer, shkencëtar në fushën e kërkimeve ekologjike në PIK.

Të papriturat e zhvillimit njerëzor nuk janë të vetmet të panjohura: Për një të dhënë mendim të saktë duhet të merren parasysh rrymat detare, vegjetacionin, sipërfaqet e mbuluara me akull, kiminë e atmosferës dhe shumë faktorë të tjerë - por shkencëtarët ende nuk kanë arritur t' i kuptojnë të gjitha këto procese. E vështirë bëhet e gjitha përmes të ashtuquajturve elementë me ndikim kthyes, të cilën e studion klimatologu Anders Leverman:

Gazrat e automjeteve ndotin ambjentin e ndikojnë në klimë
Gazrat e automjeteve ndotin ambjentin e ndikojnë në klimëFotografi: AP


Ne i quajmë ato edhe "tipping elements" ose spirale e klimës. Këto janë zona, rajone, proces, jashtëzakonisht të ndjeshme, që reagojnë ndaj ndryshimeve të vogla të klimës. Këto rajone përmbajnë në sistem një vetëpërforcim, çka do të thotë mjafton një ngacmim fare i vogël dhe gjithçka merr rrjedhën drejt një gjendjeje të re.”

Skenarë të ndryshëm, që rezultojnë nga modele të tilla, ndryshojnë në mënyrë masive nga njëri-tjetri. Është vërtetë e diskutueshme që ndryshimi i klimës shkakton ngritjen e nivelit të detit, një përshpejtim të formimit të shkretëtirave dhe zhvillime ekstreme të motit. Përmasat megjithatë janë të paqarta: projektimet për rritjen e nivelit të detit deri në vitin 2100 luhaten nga 18 deri në 79 centimetra.

Si rrjedhojë studiuesit duhet t' i rihulumtojnë dhe eventualisht edhe t' i korrigjojnë rezultatet e tyre, thotë Friedrich-Wilhelm Gerstengarbe nga kryesia e instituitit.

Modelet janë bërë qartazi më të përpikta dhe tashmë madje edhe mjaft të sakta. Ajo që është e rëndësishme: Të gjitha modelet, qofshin ato amerikane, kineze apo gjermane, të gjitha tregojnë në të njëjtin drejtim dhe të gjitha japin përafërsisht vlera të njëjta”.

Pra nga kjo del që temperatura mesatare globale deri në fund të shekullit do të rritet në rastin më të volitshëm me rreth1,8 gradë Celsius. Ulja e emisioneve të dioksdit të karbonit do të jetë deri në 6,4 gradë Celcius, nëse nuk arrihet qëllimi për ulje të konsiderueshme.

Autor: Denis Stute/ Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi