1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paten: pavarësia e Kosovës ishte alternativa e vetme

Kimete Bytyci / Londër23 Maj 2008

Zgjidhja që u bë për Kosovën nuk kishte alternativë. BE duhet të jetë unik ndaj kësaj çështjeje, thotë Kris Paten, ish- komisar europian për politikën e jashtme.

https://p.dw.com/p/E4uo
Kris Paten, ish- komisari për politikën e jashtme të BE
Kris Paten, ish- komisari për politikën e jashtme të BE

Fillimisht, Lordi Paten flet për rolin e BE-së në Ballkan dhe faktin se disa vende të BE-së akoma nuk kanë njohur Kosovën:

“Mendoj se ështe gabim tejet i madh, që disa vende anëtare e shohin Kosovën nën prizmin e argumenteve të devolucionit të brendshëm politik. Arsyeja pse Kosova nuk mund të futej më brenda Serbisë është reagimi shumëvjeçar ndaj Millosehviqit dhe dominimit të Serbisë atje. Arritja në çdo përfundim tjetër ishte i pamundshëm.

Gatishmëri për intervenim ushtarak, po jo për zgjidhje unike politike

Lordi Paten shton se është veçmas fatkeqësi politike për BE–në, që aty ku pati gatishmëri për intervenim ushtarak, tani nuk ka gatishmëri të pranohet poashtu unikisht zgjidhja e saj politike.

Lidhur me qëndrimin ndaj Ballkanit dhe BE-në përgjithësi, ish- komisari europian për politikën e jashtme e quan të prerë pozitën e vet:

“Mendoj se anëtarësimi në BE është çështje serioze. Sipas mendimit tim, ne ishim tepër entuziastë ndaj argumenteteve politike gjatë procesit të anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë, në vend që të insistonim në përmbushjen e obligimeve për anëtarësimin.“

BE i modifikoi rregullat për Bullgarinë dhe Rumaninë

Lordi Paten thotë se sipas mendimit të tij, BE-ja i modifikoi rregullat, për t’i mundësuar Bullgarisë dhe Rumanisë anëtarësimin e shpejtë. BE-ja e la veten të besojë, se fjala vjen Bullgaria, ishte serioze ndaj zgjidhjes së problemit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ky është një problem i akoma tejet i madh”, shton ai.

Kur është fjala për Ballkanin, Lordi Paten thotë se rruga drejt BE e definuar përmes procesit të stabilizimit dhe asociimit është rrugë shumë serioze. Të tilla ishin marrëveshjet me vendet e Europës qendrore dhe lindore që tani janë vende anëtare të BE-së:

“Ne nuk duhet të jemi të gatshëm t’i dobësojmë këto standarde, t’i modifikojmë rregullat për të ndihmuar këtë apo atë parti politike gjatë fushatës parazgjedhore”, thotë Paten.

Pozita e partive pro-eruopiane do të forcohet nëse BE

këmbëngul në standardet e veta

Pozita e partive pro-eruopiane në Serbi dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të forcohet shumë më me efektivitet, nëse BE-ja këmbëngul në standardet e veta. Si mundet të lejohet seriozisht Serbia të ecë shpejt drejt BE, nëse akoma refuzon të respektojë ligjet e ndërkombëtare dheTribunalin e Hagës, nëse akoma p.sh. fsheh Ratko Mladiçin, pyet Paten.

BE-ja mbajti qëndrim këmbëngulës ndaj Gotovinës në rastin e Kroacisë, thotë Lordi Paten. Bashkimi Europian duhet të jetë i qartë lidhur me standardet e veta. Një qëndrim i tillë është në interest të vetë vendeve ballkanike.

“Është shumë e padrejtë ndaj vendeve që vërtetë po bëjnë orvatje, si p.sh. Maqedonia, nëse ne lëmë përshtypje se po i dobësojmë rregullat në rastet e vendeve tjera”, tha Lord Paten.