1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

210711 Waffenexporte Griechenland

21 Korrik 2011

Greqia ndodhet para falimentimit - në të njëjtën kohë, firma gjermane të armatimit bëjnë biznese të mëdha të suksesshme me Greqinë.

https://p.dw.com/p/120uL
Gjermania shet nëndetse në vende të ndryshmeFotografi: picture-alliance / dpa

Industria gjermane e armatimit ka fituar në vitet e kaluara shumë para në Greqi. Para së gjithash të kërkuara ishin tanket luftarake Leopard dhe brezi më i ri i nëndetseve të kantiereve HDW të Kielit. Çmimi për një nëndetëse: disa qindra miliona euro. Nga këndvështrimi i shumë grekëve ky është një veprim absurd dhe është e vështirë të gjesh diçka të krahasueshme. Nga ana tjetër, qeveria e Athinës nuk i ndërpret dot më marrëveshjet për nëndetëset me Gjermaninë. Kjo në një kohë kur ka shumë mundësi, që nga gjashtë nëndetëset e teknologjisë së lartë të Tipit Papanicolis, që qenë planifikuar të blihen, tani të blihen vetëm katër nëndetëse.

Nëndetset të panevojshme për Greqinë?

Për Elias Elioupoulos, sekretarin e përgjithshëm të sindikatës greke të nëpunësve civilë, edhe katër nëndetëse janë shumë: "Ne blejmë nëndetëse, të cilat janë të padobishme. Ne nuk kemi nevojë për to. Nuk na duhet të bëjmë luftë. Skenaret e luftës janë gjëra të shpikura. Mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE duhet ta marrë përsipër BE."

Flash-Galerie Deutscher Schiffbau U-Boot HDW-Werft in Kiel
Në kantierin HDW në Kiel prodhohen nëndetse edhe për GreqinëFotografi: picture-alliance/dpa

Megjithë kritikat: vetëm vjeshtën e kaluar iu dorëzua në Kiel marinës greke nëndetësja e parë prej nëndetëseve të porositura. Në këtë kohë, kriza greke nuk kishte shpërthyer plotësisht. Një ngushëllim i vogël për Greqinë: tri nëndetëse të tjera të konceptuara në Gjermani për marinën greke, do të sigurojnë të paktën në Greqi vende pune ose do të krijojnë të tjera. Ato nuk do të ndërtohen në Kiel të Gjermanisë, por në një kantier në afërsi të Athinës.

Ulje e shpenzimeve të armatimit - Turqia ende shihet si armik

Shpenzimet e armatimit në Greqi vërtet që janë ulur muajt e shkuar për shkak të krizës së borxheve. Por kjo ka ndodhur më pak sepse këtë e donte qeveria greke, por në radhë të parë, sepse kështu e donin kontrollorët ndërkombëtarë të BE, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Megjithatë: para së gjithash ushtarakët grekë dhe politikanët nacionalistë paralajmërojnë edhe në kohën e krizës së borxheve që të mos teprohet me kursime. Akoma bëhet fjalë për të ashtuquajturin "armik në Lindje" - me këtë mbahet parasysh Turqia. Edhe nëse kryetarët e qeverive të dy vendeve ish-armike të përbetuara e quajnë tashmë njëri-tjetrin miq të mirë, tensionet vazhdojnë të mbeten.

Athen: Streit um deutsche U-Boote für Griechenland beigelegt
Një nëndetse e tipit 214 me emrin "HS Papanikolis" shitur për forcat grekeFotografi: picture alliance/dpa

Të ashtuquajturat "Dog Fights", pseudobetejat midis pilotëve ushtarakë grekë dhe turq mbi ishujt e vegjël në Egje janë në rend të ditës. Ky duhet të jetë edhe shkaku, se pse koncerni evropian i armatimeve EADS, prej të cilit një e katërta është në duart e gjermanëve, vazhdon të mbajë një zyrë lobiizmi në Athinë. Aktualisht vërtet që mungojnë paratë në arkën shtetërore greke për avionë të rinj luftarakë, po ku i dihet se kur do të përmirësohet sërish gjendja - e buxhetit shtetëror grek ose e marrëdhënieve greko-turke. Shpresat për këtë duket se nuk i kanë hequr krejtësisht te EADS.

Autor: Stefan Wurzel /Lindita Arapi

Redaktoi: Lindita Arapi