1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pengmarrja në Turqinë lindore - Pasojë e luftës për pushtet në PKK

Ulrich Pick 15 Korrik 2008

U bë gati një javë që tre turistë gjermanë janë rrëmbyer nga luftëtarët e PKK në malin Arafat. Ata bënin pjesë në një grup alpinistësh. Tani mësohet se ata kanë rënë viktimë e një lufte për pushtet brenda PKK-së.

https://p.dw.com/p/Ed6f
Flamur i PKKFotografi: AP

Rrymbimi i tre alpinistëve gjermanë ka shumë mundësi të jetë pasojë e një lufte për pushtet brenda PKK. Kështu shkruajnë agjensia turke e lajmeve Anadolu dhe versioni online i gazetës "Milliyet". Të dyja ato i referohen informacioneve nga rrethet e shërbimeve sekrete turke, të cilat kanë përgjuar komunikimin me radio brenda anëtarëve të organizatës terroriste.

Kështu rrëmbimi i turistëve duhet të jetë bërë me inisiativën e të ashtuquajturës krahu i armatosur i PKK-së, me urdhër të kryetarit të saj, Fehman Hüseyin. Ky është rivali i Murat Karayilanit, i cili drejton PKK që prej arrestimit të Abudallah Öcalanit. Meqenëse Hyseyin, pritet që të zëvendësohet në kongresin e krahut të armatosur të PKK-së që pritet të mbahet, ai ka marrë tre gjermanët për t`i përdorur si "kartë rezervë " në luftën kundër Karayilanit.

Nga përgjimet e bisedave me radio është mësuar se rrëmbimi i tre gjermanëve është dënuar shumë nga drejtuesit e PKK që ndodhen rreth Karayilanit. Rrëmbimi bie në kundërshtim më vendimet e marra nga PKK më parë. Me këtë aksion, Hüseyin ka nënshkruar ekzekutimin e vetvetes, thuhet shprehimisht.

Vërtet që deri tani nuk ka patur deklarata zyrtare të organizatës terroriste, por sipas Anadolou, Karayilan ka urdhëruar lirimin e tre gjermanëve. Ata duhet t`i dorëzohen një organizate humanitare ndërkombëtare.

Grindjet e brendshme dhe rrëmbimi i gjermanëve tregojnë qartë se PKK është aktualisht duke u dobësuar. Sepse kryesia e organizatës ilegale nuk ka më nën kontroll të gjithë organizatën. Për tre gjermanët e rrëmbyer, prej të cilëve nuk ka asnjë shenjë jete, luftrat e brendshme të guerrilave do të thonë me shumë keqësim të situatës. Sepse PKK ëshët e njohur për zhvillimin me ashpërsi të luftrave të brendshme.