1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krime - Perëndimi duhet të tregojë unitet

Bernd Riegert4 Mars 2014

Rusia po sfidon BE dhe SHBA-në. Po si duhet të reagojnë ato? BE-ja gjendet para dilemës: dialogu apo sanksionet kundër Rusisë. Gjendja po rëndohet, ndaj kërkohet veprim i shpejtë, mendon komentatori i DW.

https://p.dw.com/p/1BJFf
Presidenti Vladimir PutinFotografi: REUTERS

Si mund të ndalet një president autokratik, i cili brutalisht, pavarësisht humbjes së mundëshme të imazhit, do t'i reliazojë interesat e veta? Këtë pytje ia shtruan vetes ditën e hënë (03.03) në Bruksel ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE, e një ditë më parë edhe ambasadorët në NATO-s. Përgjigjja nuk është e lehtë, sepse përjashtohet përdorimi i armëve për shkak të mundësisë së shpërthimit të një konflikti të paparashikueshëm. Vlladimir Putin është një njeri i së kaluarës, sepse edhe më tej mendon në sitilin e Luftës së Ftohtë. Putini me ndërhyrjen e tij në Krime e ka bërë të qartë se edhe më tej synon rikthimin e dominimit të kohës së Bashkimit Sovjetik.

Putini ëshë një ish-oficer i KGB, një aparatçik, politikan që i intereson vetëm pushteti, nuk është demokrat dhe ashtu siç e kishte përshkruar një herë Gerhard Schröder, një njeri që i interesojnë interesat e klasës punëtore. Të gjitha këto janë mangësi, por Putini aktualisht e ka në dorë gjithë Rusinë. Ndaj duhet gjetur një mundësi komunikimi me të, për të evituar më të keqen. Ndjenja të thotë se BE-ja duhet të tregohet e fortë. Por arsyja të thotë se duhet provuar që ta zbusësh Rusinë, duke e përfshirë atë në iniciativat diplomatike. Pikërisht kjo ishte përpjekja e minsitrave të jashtëm të BE, të cilët shqyrtuan mundësinë e sanksikoneve, por folën me një gjuhë shtensionuese. A do të mjaftojë kjo? Çfarë do të ndodhë nëse Putini vazhdon me logjikën e tij?

Deutsche Welle Bernd Riegert
Bernd Riegert

Konfrontim apo qetësim?

Skema nuk është e re dhe historia po përsëritet: një pushtetmbajtës futet me trupa në një vend tjetër, me shpjegimin se minoriteti i tij ka kërkuar mbrojtje. Ai okupon një pjesë të territorit, për të evituar rreziqet. Kështu ka qenë në vitin 1938 kur Adolf Hitleri u fut në Çekosllovaki. Që të mos ketë keqkuptime: Putini nuk mund të krahasohet me Hitlerin, e as gjendja në Krime. Raportet janë të ndryshme, por skema është e ngjashme. Një skemë të ngjashme kemi parë edhe në vitin 2008, kur Putini pushtoi provincat gjeorgjiane Abhazinë dhe Osetinë.

Edhe tani situata është e ngjashme, me gjoja ndihmën për rusët në Krime. Si në vitin 1938 dhe 2008, bota demokratike nuk mund të veprojë ndaj agresionit, sepse askush nuk do të rrezikojë një luftë, për shkak të një cope të vogël toke. Presidenti rus e di këtë ndaj mund të jetë shumë i sigurtë se demokracitë perëndimore do të protestojnë, ndoshta do të vendosin edhe sanksione, por nuk do të përgjigjen me dhunë. Ky kalkulim ka pasur sukses në vitin 2008, kur ka pasur mosmarrëveshje diplomatike dhe mospjesëmarrje në konferenca, por raportet ekonomike me Rusinë janë normalizuar relativisht shpejt.

BE dhe SHBA duhet të jenë unikë

Me rëndësi është që BE të tregojë unitet. Nëse Rusia ia del të fus përçarje brenda BE-së, atëherë Evropa ka humbur. BE-ja ka nevojë për një koordinim të ngushtë edhe me SHBA, sepse Putini mund të bindet vetëm me forcë. BE dhe SHBA duhet ta godasin atje ku ai është më i ndjeshmi. Largimin nga G8 ai do ta përballojë pa problem. Dhembje mund t'i shkaktojnë vetëm sanksionet ekonomike. Kufizimet tregtare dhe financiare me Rusinë mund ti kushtojnë edhe Perëndimit. Kjo mund të përshkallëzojë edhe gjendjen, sepse Putini do të mund të ndërprente furnizimin e BE me gaz. Gjetja e shpejtë e zëvendësimeve është e vështirë për BE-në. Por Putini nuk mund të durojë tepër gjatë një gjendje të këtillë, sepse ka nevojë për deviza për të financuar perandorinë e tij të madhe.

Ministrat e jashtëm të BE kanë filluar me nivelin më të ulët të shkallëzimit. Më shumë për momentin nuk kanë mundësi, sepse ata nuk duan të futen në sistemin e mendimit të Putinit nga koha e Luftës së Ftohtë. Por BE, SHBA dhe FMN duhet ta ndihmojnë urgjentisht me mjete financiare qeverinë kalimtare ukrainase për të stabilizuar këtë vend në gjendje të rëndë ekonomike. BE duhet të influencojë qeverinë kalimtare edhe për miratimin e ligjeve për mbrojtjen e minoriteteve dhe për përdorimin e gjuhës ruse, gjë që do t'ia hiqte nga dora argumentet e Putinit për ndërhyrje.

BE nuk ka shumë kohë, sepse situata në Krime mund të ndryshojë shumë shpejt. Të enjten në samitin e presidentëve dhe kryeminsitrave të BE duhet të vendoset për mundësinë e dialogut apo sanksioneve kundër Rusisë. Më së miri do të ishte sikur në këtë takim të merrte pjesë edhe presidenti amerikan Barack Obama, për të demonstruar unitetin e Perëndimit.