1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Austria pas zgjedhjeve

Andreas Meyer-Feist30 Shtator 2008

Austria zgjodhi të dielën parlamentin e ri. Eshtë e paqartë si do të venë më tej punët në këtë vend. Pritet që formimi i qeverisë të jetë i vështirë. Shkak rezultati i mirë në zgjedhje i kampit ekstremist të djathtë

https://p.dw.com/p/FRXg
Jërg Haider dhe partia e tij populiste BZÖ përfituan nga zgjedhjetFotografi: AP


Ata ndihen si fitimtarët e mëdhenj, mbështetësit e Jërg Haiderit, që kanë ardhur nga Kernteni për ta ndryshuar fuqishëm politikën në Vjenë. Kësaj Hajderi ia doli mbanë. Partia e tij ka qenë deri tani më tepër një grup fraksionist- tani ajo është një forcë, e cila kërkon të thotë fjalën e saj dhe të bashkëqeverisë. Jërg Haideri paraqitet me besim në vetvete- ai madje po mendon për postet ministrore që do të marrë partia e tij e djathtë Aleanca për Të Ardhmen e Austrisë (BZë):


"Po, natyrisht që ka shumë mundësi, por do të ishte interesante që të kishim drejtësinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, kjo është një fushë e lënë pas dore, dhe ky është një gabim i rëndë, ose të kemi një dikaster ekonomik ose një përgjegjësi në sektorin e arsimit."


Më shumë siguri dhe rend në vend. Jërg Haideri arriti ta fitojë kthimin e tij në politikën nacionale me parulla të thjeshta. Por partia e djathtë e Hajderit nuk është e vetmja që këkron të bashkëqeverisë. Atij ia kalon Hajnc- Kristian Shtrahe (Strache), dhe partia e tij kundër të huajve, Partia e Lirisë së Austrisë(FPë). Shtrahe dhe Hajderi kanë qenë dikur miq. Derisa sa Hajderi themeloi partinë e tij Aleanca për Të Ardhmen e Austrisë. Tani ata janë konkurentë në kampin ekstremist të djathtë. Edhe Shtrahe kërkon të bashkëqeverisë:


"Pamundësi për të qeverisur nuk ka dhe nuk mund të ketë në Austri dhe me siguri nuk duhet të ketë as qeveri minoriteti të padrejtë dhe të pandershme. Këtë ne e përjashtojmë."


Së bashku, ekstremistët e djathtë do të ishin po kaq të fortë sa socialdemokratët. Të dyja partitë e përfytyrojnë një aleancë me të Kuqtë. Por këtë nuk e përfytyron përfaqësuesi kryesor i socialdemokratëtëve, Verner Fajman (Faymann). Ai dëshiron të bëhet kancelar. Nëse mundet edhe njëherë me Partinë Popullore Kristjane-konservatore në një koalicion të ri të madh:


"Sepse parashikueshmëria në veprime bën pjesë në ato cilësi të rëndësishme, të cilat i kërkojnë zgjedhëset dhe zgjedhësit."


Por është krejtësisht e paqartë nëse Partia Popullore ëVP do të hyjë edhe njëherë në koalicion. Nëse socialdemokratëve nuk u mbetet në fund gjë tjetër, veçse të krijojnë një qeveri minoriteti, atëherë nga rasti në rast ata duhet të lejojnë të mbështeten edhe nga ekstremistët e djathtë. Perspektiva të pasigurta për Austrinë. Raporte stabile këto nuk janë.