1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Planet e Sarkozisë për Bashkimin Mesdhetar turbullojnë BE-në

Birke, Burkhard Paris DLF13 Shkurt 2008

Pritja e Gadafit në Paris dhe ndërhyrja për lirimin e infermierëve e bënë të qartë: presidenti Sarkozi synon të vendosë piketa në zonën e Mesdheut.

https://p.dw.com/p/D6x9
Ngushtica e Gjibraltarit mes Spanjıs dhe MarokutFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb
Në vitin 1995 u themelua i ashtuquajturi partneritet euro-mesdhetar, i njohur edhe si proces i Barcelonës. I frymëzuar nga sukseset e atëhershme në procesin e paqes së Lindjes së Mesme, marrëveshjet e Oslos ishin nënshkruar vetëm dy vjet më parë, BE-ja së bashku me fqinjët e tij arabë në jug të hapësirës së Mesdheut synoi të krijojë një hapësirë të përbashkët paqeje, stabiliteti dhe mirëqënieje të përbashkët. Ndërkohë, procesi i Barcelonës ka dështuar, politika e Mesdheut e BE-së duhet rimenduar. Pësa i përket analizës, të gjithë janë të të njëjtit mendim, për rrugën ekzistojnë pikëpamje të ndryshme. Planet e Sarkozisë për një bashkim mesdhetar kërcënojnë që ta ngecin në vend motorin gjermano-francez. Një takim me shtetet fqinjë me zonën e Mesdheut plus Portugalinë, Mauritaninë dhe Jordaninë, është i sigurtë që do të mbahet më 13 korrik në Paris. Plani për një organizatë me shumë institucione të vetat ndodhet në sirtarët e Elizesë. Në fund të fundit, presidenti i Francës do të mbajë atë që ka premtuar, të matet me rezultate:
Frankreich Präsident Nicolas Sarkozy
Presidenti francez Nikola SarkoziFotografi: AP
"Të gjithë popujve të Mesdheut ua drejtoj këtë apel. Ju them se në Mesdhe vendoset gjithçka! Ne duhet të kapërcejmë të gjithë urrejtjen, për të lënë vend për një ëndërr të madhe të paqes dhe kulturës. Ka ardhur koha për të ngritur një Bashkim të Mesdheut, si gjymtyrë lidhëse midis Evropës dhe Afrikës."
Bashkëpunim ekonomik dhe shkencor, strategji të përbashkëta në politikën e qarkullimit, ambjentit dhe të energjisë, nga pikëpamja e Francës, natyrisht edhe në përdorimin e energjisë bërthamore, marrëveshje për kontrollimin e rrymave të refugjatëve dhe një fond ose një bankë për financimin e projekteve të caktuara: planet me sa duket kanë avancuar mjaft.
Deutschland Frankreich Nikolas Sarkozy bei Angela Merkel in Schloss Meseberg
Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Nikola Sarkozi pas një konference shtypi. 10 shtator 2007 në kështjellën Meseberg/BerlinFotografi: AP

Ato kanë shkuar shumë larg, mendojnë disa evropianë: çekët sinjalizuan këto ditë rezistencë. Dhe kancelarja Merkel nuk la t'i shpëtojë rasti pa paralajmëruar për një përçarje të BE-së për këtë çështje. Megjithatë ka edhe përbashkësi. Sarkozia dhe Merkeli synojnë që Turqisë t'i japin një partneritet të privilegjuar, në vend të një anëtarësimi të plotë: Bashkimi i Mesdheut do të ishte një vend ideal absorbimi. Prandaj Merkeli e mbështeti pak kohë më parë në kongresin evropian të Partisë në pushtet në Francë, UMP shprehimisht këtë ide, por paralajmëroi: "Nuk duhet të ndodhë, që disa janë përgjegjës për Mesdheun, të tjerë të jenë përgjegjës për Ukrainën, dhe diku midis Gjermanisë dhe Francës të kalojë kufiri, si të thuash: të gjithë përkujdesen ndonjëherë për diçka."
Wahl Fernsehduell Merkel Schröder Angela Merkel
Kancelarja Angela MerkelFotografi: AP

Të veprohet në plan gjithëevropian, të mos përjashtohet askush, kërkoi kancelarja Merkel në dhjetor në takimin në Pallatin Elize.
Ndërkohë po përvijohet rezistencë. Përbashkësi dhe koordinim gjermano-francez nuk vërehet gjëkundi, thonë diplomatët nën zë. Por duket se Sarkozia është i interesuar ta zbatojë planin e tij.
Gjermanët i druhen një organizate konkurente me BE, për të cilën ata duhet të paguajnë në radhë të parë dhe mërziten që francezët duan të luajnë në Mesdhe dhe në kolonitë e tyre të dikurshme rolin kryesor. Skepticizmi gjerman me sa duket synohet të kapërcehet me oferta konkrete projektesh për sipërmarrjet gjermane. Mbetet të shihet se kush do të fitojë në fund në lojën diplomatike rreth Mesdheut.