1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia ruse arreston Kasparovin - opozita kërkon zgjedhje të lira

25 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CStE
Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Rusi është ashpërsuar sërish toni kundrejt opozitës. Politikani opozitar Garri Kasparov është arrestuar gjatë një proteste kundër presidentit Vladimir Putin në Moskë dhe është dënuar me pesë ditë burgim. Ish-kampioni botëror i shahut dhe anëtar i Aleancës opozitare 'Rusia tjetër' përkundër ndalesës së policisë provoi të dorëzoj një peticion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përmes peticionit ai dhe partia e tij kërkojnë zgjedhje të lira dhe korrekte. Përveç Kasparovit janë arrestuar edhe disa kundërshtarë të tjerë të qeverisë.