1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia ruse përdorë forcën për të shpërndarë demonstruesitë

25 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CStz

Policia ruse është duke përdorurë forcën kundër demosntruesëve opozitarë. Në Shën Petersburg njësitë speciale kanë arrestuar disa ithtarë të opozitës. Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Rusi është ashpërsuar sërish toni kundrejt opozitës. Dje është arrestuar edhe politikani opozitar Garri Kasparov gjatë një proteste kundër presidentit Vladimir Putin në Moskë. Ai është dënuar me pesë ditë burgim. Ish-kampioni botëror i shahut dhe anëtar i Aleancës opozitare 'Rusia tjetër' përkundër ndalesës së policisë provoi të dorëzoj një peticion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përmes peticionit ai dhe partia e tij kërkojnë zgjedhje të lira dhe korrekte. Përveç Kasparovit janë arrestuar edhe disa kundërshtarë të tjerë të qeverisë.