1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia turke ndriqon rastet e sulmeve terroriste në Stamboll

Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)3 Gusht 2008

Gati një javë pas dy sulmeve të rënda me bomba në Stamboll policia turke ka arritur të kap keqbërsitë. Siç njoftojnë mediat turke, tetë prej dhjetë të arrestuarëve janë militantë të organizatës ilegale kurde PKK.

https://p.dw.com/p/EpSZ
Pamje nga vendi ku është kryer sulmi me bombë në Stamboll
Pamje nga vendi ku është kryer sulmi me bombë në StambollFotografi: AP

Sipas të dhënave të ministrit të brendshëm turk, Beshir Atalay, vepra e kryer të shtunën e kaluar në pjesën e Stambollit të quajtur Güngören, si pasojë e të cilës humbën jetën 17 dhe u plagosën 154 njerëz të tjerë është sqaruar mbi bazën e dëshmive dhe rrethanave të sigurta të cilat nuk lënë asnjë fije dyshimi.


Sulmi, sipas Beshir Atalayt në këtë mënyrë është kryer nga Organizata terroriste kurde, PKK. Sipas të dhënave të ministrit të arrestuarit fajësohen edhe për në sulm tjetër të kryer në qershor në një çajtore, po ashtu në pjesën evropiane të Stambollit, ku si pasojë u patën plagosur dhjetë persona. Nga të plagosuritë e sulmit në Güngören, i cili ishte më i rëndi në këto pesë vitet e fundit në Turqi, aktualisht në spitale po kurohen edhe 27 veta.


Supozimet se pas sulmit fshihet partia militante kurde e punës PKK, e cila është e ndaluar edhe në Gjermani, janë përmendur menjëherë nga disa gazeta dhe politikanë turqë.


Dëshmi për këtë ishte struktura e sulmeve - pra dy bomba në vend të njëjtë brenda një periudhe të shkurtër kohore si dhe koha e kryerjes së sulmeve. Ato u kryen menjëherë pasi që ushtria turke kishte bombardur me sukses kampet e PKK-së në veri të Irakut. Megjithatë drejtuesi i seksionit politik të rebelëve kurdë, Zubeir Hajdari, përmes faqes së internetit ka përgënjeshtruar njoftimet se Partia Punëtore Kurde ka organizuar apo kryer sulmet në Stamboll. Por vërtetësia e kësaj deklarate është parë me dyshim nga autoritetet turke. Sidomos pas rrëmbimit të tre alpinistëve gjermanë nga PKK u kuptua se organizata kurde nuk është aq unike sa do të duket jashtë dhe se të ashtuqujturat ushtri autonome mund të kryejnë aksione pa qenë në dijeni kreu i Partisë Punëtore Kurde.


Kjo parti konsiderohet në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi por edhe në Irak si organizatë terroriste.