1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

211209 Klimagipfel Indien Reax

21 Dhjetor 2009

Në Indi reagimet për takimin e klimës në Kopenhagë janë të ndryshme. Politikanët janë të kënaqur me konsensin minimal të arritur, porekspertët e klimës janë të tronditur. Ata kritikojnë qeverinë dhe vendet industriale.

https://p.dw.com/p/L9l8
Me aksione aktivistë nga India tërheqin vëmendjen për klimën dhe ndotjen e mjedisit. Ne foto: aktiviste nga India me pankarta ne Kopenhage
Me aksione aktivistë nga India tërheqin vëmendjen për klimën dhe ndotjen e mjedisitFotografi: DW

Mesazhi që dërguan në vend ministrat e mjedisit ishte i qartë. Qeveria indiane mbetet e ashpër dhe nuk lejon një shmangie të synimeve të saj. Marrëveshjen e komenton me pak fjalë Jahram Ramesh:

„Unë mendoj se marrëveshja është e mirë për Indinë. Kjo është e mirë jo vetëm për Indinë, por edhe për vendet e tjera të mëdha që janë në ekspansion. Por ne me këtë mund të jetojmë mirë“.

India sheh vendet industriale në përgjegjësi

Në të vërtetë edhe kryeministri Manmohan Singh kishte njoftuar se në Kopenhagë do të kundërshtojë një marrëveshje të detyrueshme në çdo rast. Në qoftë se ai ishte kthyer nga Kopenhaga me një marrëveshje të tillë, ai do të mund të zhytej në vështirësi politike. Shumica e qartë në parlament në Nju Delhi sheh në radhë të parë vendet industriale me përgjegjësi. India kundrejt kësaj , sipas mendimi në skenën politike nuk mund të frenojë zhvillimin e hovshëm të ekonomisë së saj, përmes synimeve të larta të klimës. Në vend të kësaj India zotohet që të kërkojë efikasitet nga industria e vet duke frenuar rritjen e emisioneve të CO2.

Politikanë të kënaqur, ekspertë të klimës të tronditur. Kjo është edhe në Indi. Suparno Banjeree nga qendra për hulumtiime dhe mbrojtje të ambjentit në Nju Delhi thotë:

„Ne nuk kemi arritur që të negociojmë një plan të detyrueshëm, i cili e mban ndryshimin e klimës në një farë forme nën kontroll. Ne besojmë se ky samit ishte një dështim para së gjithash për popullin e varfër të Indisë. Secili këtu e di se sidomos të varfërit do të preken më shumë“.

Studiuesit e klimës druhen nga pasojat e ndryshimit

Në fakt, hulumtues të mjedisit në Indi tremben nga që pershembull qindra milionë njerëz do të prekeshin përgjatë lumenjve të mëdhenj si Gangu, kur arteriet e jetës indiane të furnizoheshin me pak ujë nga Himalajet. Përveç kësaj ka edhe ishuj indianë që shtrihen vetëm një metër mbi nivelin e detit, siç janë Malediven.

Por kjo ka të bëjë me rezultatin e dobët të samitit të klimës, mendon Suparno Banjeree që kritikon më pak qeverinë e vet, por më shumë vendet e industrializuara.

„ Hidhni një sy, se sa duan të paguajnë Shtetet e Bashkuara, janë 3,6 miliardë dollarë dhe kjo edhe e shpërndarë për tre vite. Kjo është një shaka. Por nga duhet t'i marrin vendet me zhvillim të shpejtë si India paratë?

Rajendar Pacauri, studjues i njohur për klimën e Indisë, sheh përkundër kësaj ende shance për një marrëevshje të detyruar në fillim të vitit të ardhshëm. Dhe India , shton ai ndodhet me synimet e saja për klimën në rrugën e duhur:

“Fakti që ne kemi një plan aksion tonin e vendos Indinë para shumë vendeve të tjera. Përse qeveria në Kopenhagë nuk u tregua në të vërtetë shumë ofensive ?

Sipas Pachaurit, India qëndron në vend të kësaj gjithmonë si frenues. Prandaj problem i madh i vendit në Kopenhagë ishte në të vërtetë jo qëndrimi faktik i qeverisë, përkundrazi lloji dhe mënyra se si ajo paraqiste politikën për klimë të Indisë në botë.


Autor: Jürgen Webermann/Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi