Evropa

Polonia kundër Europës

Në samitin e BE Polonia tregoi kokëfortësi kundër rizgjedhjes së polakut Donald Tusk deri në bllokimin e deklaratës së BE. Por me këtë qëndrim, Polonia vetizolohet, mendon Barbara Wesel.

Polen Beata Szydlo beim EU-Gipfel in Brüssel (picture-alliance/dpa/AP/O. Matthys)

Mund të quhet një amok politik i klasit të parë. Ende pa filluar samiti i BE kryeministrja polake, bëir të ditur se Polonia do të bënte gjithçka për të penguar rizgjedhjen e Donald Tusk si kreun e Këshillit të BE. Si marionetë e bindur ajo ndjek udhëzimet e pakuptimta të kreut të partisë, PiS, Jaroslaw Kaczynski. Ai e urren Tusk, e bën përgjegjës për humbjen e tij në 2007 e në një farë mënyre edhe për vdekjen e vëllait të tij. Por kjo përpjekje polake për të marrë peng 27 anëtarët e tjerë të BE dështoi.

Çfarë synon të arrijë Jaroslaw Kaczynski, teoricieni i komploteve dhe njeriu që lëviz fijet në prapaskenë me këtë aksion? Që në kohën e tij si kryeministër, Kaczynski e lodhte BE me kërkesa maksimale. Shenja dalluese e tij: kokëfortësi pa kufi dhe nacionalizëm i ashpër. As vitet e fundit nuk kanë sjellë tek kreu i PiS zbutjen që sjell mosha. Përkundrazi,  ai kërkon t'ia imponojë BE vullnetin e tij, dhe duke e vlerësuar gabimisht veten përdor shantazhin. Në rastin e Tusk ai dështoi. Votimi përfundoi 27:1. Madje edhe miqtë e Vishegradit e lanë vetëm.

Polonia vetëizolohet

E paqartë është se ç'donte të arrinte Kaczynski me këtë? Nuk bëhej fjalë për më shumë fonde e të drejtë vote për Poloninë si dikur. Këtu bëhej fjalë për vetërespektin e një burri. Ndoshta edhe për politikën e brendshme polake - tonet për "diktatin e Brukselit" pas rizgjedhjes së Tusk flasin për këtë. Edhe tek qeveria polake me sa duket e dinë tani se si funksionjnë "faktet alternative." Ajo mendon se votuesit e saj do ta pëlqejnë këtë teatër politik, edhe roli i viktimës preferohet nga një pjesë e publikut.

Por ku është vendi i Polonisë në Europë? Kaczynski e izoloi vendin e tij. "Bëni kujdes, se sa ura të prishura lini pas vetes", paralajmëroi Donald Tusk bashkëkombasit e tij. Por anëtarët e qeverisë polake sillen si adoleshentë të nevrikosur duke mbyllur dyert pas vetes. Një sjellje qesharake. Që një vend nuk e nënshkruan deklaratën e një samiti për inat, kjo nuk ka ndodhur në historinë e BE të pasur me budallallëqe.

Durimi i BE nuk është i pafund

Europa është në situatë të vështirë dhe durimi i BE nuk është i pafund. Që tani dëgjon zëra për të mbyllur rubinetin e fondeve për Poloninë. Çdo vit kalojnë 11 miliardë euro nga fondet e BE në Poloni. Pas dy vitesh do të diskutohet sërish për buxhetin e ti, e kësaj here do të ketë më pak fonde, sepse britanikët nuk janë më në BE. Nëse Polonia vazhdon të veprojë kështu, nuk do të ketë më miq, që e mbështesin në rishpërndarjen e buxhetit. Ndër ta edhe Gjermania. Acarimi i vazhdueshëm që vjen nga Varshava i lodh marrëdhëniet fqinjësore. E po qe se Polonia rrezikon unitetin në BE për shkak se i është prishur humori politik, në Europën e "shpejtësive të ndryshme" vendi i saj do të jetë në vendparkimin e ri shumë larg.

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو