1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portugezët shpresojnë për kurs të ri në politikën ekonomike

Tilo Wagner/Pandeli Pani27 Korrik 2013

Politologu André Freire: Stabiliteti politik mund të rikthehet, vetëm në rast se kreditorët ndërkombëtarë do ta zbusin diktatin e kursimit për Portugalinë.

https://p.dw.com/p/19Ewh
Fotografi: PATRICIA DE MELO MOREIRA/AFP/Getty Images

Fitues të teatrit politik në Portugali janë partia e vogël konservatore CDS dhe kryetari i saj, ish-Ministri i Jashtëm Paulo Portas. si zëvendëskryeministrit pa portofol të caktuar, ai do të jetë në të ardhmen përgjegjës për koordinimin e dy fushave të rëndësishme: zbatimin i një reforme shtetërore të planifikuar prej kohësh dhe negociatat me trojkën (BE, FMN dhe Bankën Qendrore Evropiane). Miku i tij i ngushtënë parti, Pires António de Lima, i cili deri tani drejtonte kompaninë më të madhe të pijeve të Portugalisë, do të marrë përsipër Ministrinë e Ekonomisë.

Paulo Portas
Paulo PortasFotografi: L.Ramirez/AFP/GettyImages

Shpresë për kurs të ri në politikën ekonomike

Portugezët shpresojnë që qeveria e re do të ofrojë impluse të reja për të luftuar recesionin, që po vazhdon prej tre vjetësh. Sidomos nga rritja e tvsh-së për gastronominë janë rrezik rreth 100.000 vende pune. Prandaj pronarët e restoranteve shpresojnë që qeveria e re do ta ulë sërish këtë taksë, si ndodhi edhe në Greqi.

Mosmarrëveshjet mbi politikën ekonomike të vendit kanë qenë sipas shumë vlerësimeve të vëzhguesve politikë një nga arsyet për krizën brenda koalicionit. Ndërsa kryeministri Pedro Passos Coelho dhe Vítor Gaspar e kishin vendosur theksin e politikës së tyre në reduktimin e deficitit, Portas dhe CDS kishin luftuar muajt e fundit ndaj rritjeve të reja të taksave.

Politologu André Freire mendon se do të ketë ndryshim në politikën ekonomike, sepse duke qenë në kabinet CDS i ka të gjitha instrumentet në dorë për të vënë në jetë politikën e saj ekonomike. Por diapazoni i veprimit të qeverisë portugeze varet së tepërmi nga vullneti i kreditorëve ndërkombëtarë. Dhe në bisedimet me trojkën buxheti për vitin 2014 do të luajë një rol të rëndësishëm.

Qeveria portugeze kishte premtuar se vitin e ardhshëm do të shkurtonte më shumë se 4 miliardë euro nga arkat publike, por deri tani, as Passos Coelho as Portas nuk i kanë shpalosur pikat, cilave do t'u bjerë lapsi.

Ministrat e rinj sërish në fokus të kritikave

Partitë e krahut të majtë në parlamentin portugez, që kishin kërkuar me zë të lartë zgjedhje të reja javët e fundit, e kritikuan riorganizimin e qeverisë. Ministrja e re e Financave Maria Albuquerque Luis është akuzuar që ka gënjyer para një komisioni hetimor parlamentar për transaksionet financiare të rrezikshme nga ndërmarrjet shtetërore. Dhe ministri i ri i Jashtëm Rui Machete është kritikuar për shkak se ai për vite ishte në bordin e një fondi investimi, që është pjesërisht përgjegjës për falimentimin e një banke private portugeze.

Picture taken in Lisbon on November 9, 2012 shows a graffiti depecting German Chancellor Angela Merkel handling string puppets of Portuguese Prime Minister Pedro Passos Coelho (L) and Portugal's Foreign Minister Paulo Portas (R). German Chancellor Angela Merkel will visit Lisbon on November 12, 2012. AFP PHOTO / PATRICIA DE MELO MOREIRA (Photo credit should read PATRICIA DE MELO MOREIRA/AFP/Getty Images)
André Freire: Stabiliteti politik mund të rikthehet vetëm në rast se kreditorët ndërkombëtarë do ta zbusin diktatin e kursimit për PortugalinëFotografi: Getty Images

Politologu André Freire mendon se, nëse qeveria nuk do t'i mbajë premtimet zgjedhore, për të reduktuar borxhin, për të nxitur ekonominë dhe për të zvogëluar papunësinë, janë në rrezik parimet themelore të demokracisë. Sipas tij stabiliteti politik mund të rikthehet, vetëm në rast se kreditorët ndërkombëtarë do ta zbusin diktatin e kursimit për Portugalinë.