1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

300911 Prenzlauer Berg

3 Tetor 2011

Prenzauler Berg në Berlin, lagja dikur e punëtorëve dhe artistëve të kohës së RDGJ-së, ku pas rënies së murit shumë gjermano-perëndimorë, është sot një laborator për të gjithë vendin.

https://p.dw.com/p/12kh5
Fasadat e restaura në Prenzlauer BergFotografi: Fotolia/ArTo

Vështirë se ka një lagje tjetër qyteti në Gjermani për të cilën mund të jetë shkruar më shumë pas vitit 1990 se sa Prenzauler Berg-u në Berlin. Në lagjen e punëtorëve dhe  artistëve të kohës së RDGJ-së, që sot është në degradim, janë zhvendosur pas rënies së murit shumë  gjermano-perëndimorë. Në oborret e pasme të godinave të  hershme kur u krijua kjo lagje dhe të rrugëve me fasada të rrënuara u rrit bashkarisht ajo çfarë i takonte të ishte pjesë e saj, por njëkohësisht edhe asaj që nuk i takonte Prenzlauer Berg-u që në popull njihet edhe si  "Prenzelberg" shumë vetë thonë se është një laborator për të gjithë vendin. 

Ideja e saj për të shënuar atë që mendojnë njerëzit e thjeshtë për jetën e tyre dhe të botojë libra nga këto shënime i ka siguruar asaj sukses profesional si edhe mundësinë të depërtojë në zakonet gjermano-gjermane. Katrin Rohnstock, lindur në vitin 1960 ka mbetur natyrshëm një grua e fortë. Ajo është një fituese e periudhës së kthesës.

Katrin Rohnstock
Katrin RohnstockFotografi: Rohnstock Biografien

Agjencia e saj ndodhet në një  vilë elegante në hyrje të rrugës Schönhauser Allee – si të thuash në hyrje të Prenzlauer Berg-ut.  Nëse ajo hedh vështrimin nga dritarja e sallonit të saj të këndshëm, ajo shikon në rrugët e rinovuara shumë bukur rreth sheshit Kollwitz mjaft prej atyre të njohura si mamatë "Latte–Macchiato". Megjithatë ajo thotë se këtu jeta nuk është aq qetë sa ç´duket. "Nga fotografitë krijohet përshtypja se çdo gjë është  bërë shumë e bukur dhe një botë e shenjtë. Por jeta në të vërtetë është diçka tjetër. Ka shumë vetmi, mendoj unë. Banojnë shumë njerëz këtu që punojnë në shtëpi dhe janë të vetmuar".

Dendësi dhe shumllojshmëri


Prenzlauer Berg-un  "e saj" sot ajo do ta përshkruante me: një të tretën beqarë, një të tretën të ndarë që rrisin të vetëm fëmijët dhe një e treta janë familje. Kur ajo u vendos në këtë lagje në vitin 1985 vetmia ishte vetëm për moshën e tretë. "Ishte një atmosferë e tillë kreativiteti, ishte paksa subversive, njerëzit takoheshin në banesat e tyre dhe kishte një dy ose tri kafene. Prenzlauer Berg-u ishte si një fshat, njerëzit e njihnin njëri-tjetrin."

Katrin Rohnstock
Katrin Rohnstock (në mes), viti 1989Fotografi: Katrin Rohnstock



Në ndërtesën e atëhershme që dukej dikur si kolibe ajo jeton akoma, vetëm dy shkallë më lart. Këtu në pjesën e afërt të Prenzlauer Berg-ut, në fund të Schönhauser Allee ka hapur Michael Schaarschmidt një dyqan lulesh dhe një kafene. Nga dritaret e mëdha që shikojnë nga rruga Penzelbergasi, i lindur këtu, vështron me kujdes ndryshimin e lagjes së tij.
 
"Sigurisht që unë qëndroj këtu me kënaqësi. Nuk është më aq rehatshëm si para shumë vitesh, njerëzit janë nganjëherë shumë të pasjellshëm. Edhe unë vetë ndonjëherë lëviz me biçikletë në trotuar por shpejtësia, me të cilin udhëtojnë këtu herë pas here është një lloj papërgjegjshmërie. Këta janë njerëz që kanë studiuar ose që po ndjekin studimet e larta dhe nga njerëz të tillë unë pres më shumë arësye."

Korsitë e biçikletave janë bërë shumë të ngushta për njerëzit e shumtë që lëvizin këtu. Kjo ka bërë që të rritet numri i aksidenteve me këmbësorët dhe sidomos me të moshuarit që kanë mbetur akoma këtu. "Një gjyshe lëviz sot me shami najloni dhe qenin e saj konsiderohet si trup i huaj"´


Një problem tjetër që kërcënon sot ekzistencën e biznesit në Prenzlauer Berg, tregon Michael Schaarschmidt është presioni i çmimeve, i cili ka të bëjë me bumin e turizmit. "Berlini krenohet me turizmin fantastik që ka këtu. Por nëse e analizon si duhet, atëhere shikon se janë njerëz që kanë paguar lirë për fluturimin dhe hotelin dhe që duan të hanë e pinë po ashtu sa më lirë. Kjo ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e biznesit.“

Blumenhändler Michael Schaarschmidt
Tregtari i luleve Michael SchaarschmidtFotografi: DW/Scholz

Diskutimi Lindje-Perëndim po shuhet


Por edhe për të rinjtë e ardhur kohët e fundit Michael Schaarschmidt tund kokën në shenjë mohuese: "Ndonjëherë krijohet përshtypja se njerëzit në gjendje të mirë vijnë në Berlin, atje ku nuk ka komshinj, të cilët vëzhgojnë çdo veprim. Pra mendojnë se këtu mund të bëjnë atë që nuk bëjnë dot në shtëpinë e tyre."


Edhe Katrin Rohnstock mundohet të kuptojë se si mendojnë disa të ardhur të rinj në Prenzelberg. Ajo i quan ata si trashëgimtarë dhe shtëpiake të nivelit të lartë. Me pasurinë e tyre ata shprehin një farë sjellje sipërfaqësore dhe arrogante.

Por edhe për të si nënë Prenzlauer Berg-u ka disa avantazhe. "Shumë gra nga e gjithë Evropa Perëndimore vijnë në Prenzelberg, sepse ato përfitojnë nga imazhi i gruas lindore. Këtu është e vetëkuptueshme të harmonizohet profesioni dhe familja, dhe këtë e ndihmon edhe
infrastruktura. "

NO FLASH Prenzlauer Berg
Pamje nga Prenzlauer BergFotografi: picture-alliance/ZB


Edhe tregtari i luleve Michael Schaarschmidt konstaton një rilindje të kulturës së vjetër lindore. Lulet e vjetra të RDGJ-së si karafila dhe gerberas shiten sërish. Të shumica e blerësave janë të ardhur, pasi banorët e vjetër janë detyruar të largohen si rezultat i qerave të larta. Prenzlauer Berg-u është shumë i populluar dhe si rrjedhojë numri i konflikteve direkte është rritur, por në tërësi jeta është normale, përfundon Michael Schaarschmidt. "Pikërsiht kjo qoshe ka një shumëllojshmëri të pazakontë. Këtu shikon shumë njerëz të ndryshëm dhe asnjëri nuk e ngacmon tjetrin. Kjo është diçka e veçantë aq më shumë duke marrë parasysh dendësinë e shumëlojshmërisë."


Edhe Katrin Rohnstock vazhdon të jetë e dashuruar me Prenzlauer Berg-un e saj. "Unë e ndiej këtë vend gjithnjë shumë të bukur. Kur unë udhëtoj çdo ditë përgjatë rrugës Kollwitz është e mrekullueshme, kaq e bukur është ajo."

Tek fëmijët e saj ajo vëren se diskutimi Lindje-Perëndim po shuhet. Në shkollë ka fëmijë me prindër nga Kazakistani, Kosova dhe Italia. Atje ndeshen kultura shumë të ndryshme me njëra-tjetrën. Ndoshta është kjo sfida e re për Prenzlauer Berg-un. Disa mendojnë se të  rinjtë do të largohen dhe se kjo lagje do të kthehet në të ardhmen në një azil pleqsh.

Autor: Kay-Alexander Scholz / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Mimoza Kelmendi