1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidentët e rajonit në Takimin e 5-të në Durrës

Arben Muka17 Shtator 2013

Tema kryesore e diskutimeve mes presidentëve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës ishte mbi përqasjen për shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas.

https://p.dw.com/p/19jD5
Presidentët Bujar Nishani dhe Atifete JahjagaFotografi: DW

Objektivi i vendeve të rajonit për anëtarësim në BE, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit dy ose më shumë palësh në një klimë pozitive fqinjësore ishin dy nga temat që u trajtuan gjatë takimit të Presidentëve të rajonit që u mbajt në qytetin bregdetar të Durrësit, 36 km larg Tiranës. Takimi që përfundoi ditën e martë në mesditë, nuk i shpëtoi precendetit të mungesave në tryezë. Kësaj rradhë takimit nuk iu bashkuan presidentët nga Bosnja dhe Serbia, por pjesmarrësit kanë ripërsëritur disa herë gjatë punimeve se ngritja dhe konsolidimi i urave kooperuese është në shërbim të qyetarëve të shteteve të rajonit. 

Për mikpritësin e Takimit, presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, ky ka qenë një rast i volitshëm për të vazhduar kontributet e përbashkëta, “në konsolidimin jo vetëm të takimeve dhe forcimit të miqësisë mes nesh, por dhe shprehjes së ideve tona në funksion të objektivave të përbashkëta, ku spikat kontributi për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve tona.”

Gjatë takimit të përbashkët, por dhe në kontaktet bilaterale të ditës së hënë dhe të martë më shumë vëmendje nga presidentët pjesmarrës i është kushtuar problemit të Integrimi në Bashkimin Europian, që mbetet, sipas tyre, prioritet kryesor dhe rrugëtim i të gjitha vendeve aspirante që do i bëjë proceset me eficente.

Takimi i rrradhës pritet të mbahet në Kosovë.