1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti i SHBA Obama për vizitën e lamtumirës në Berlin

16 Nëntor 2016

Presidenti i SHBA Obama mbërrin për vizitën e fundit në Gjermani gjatë mandatit të tij presidencial. Angela Merkel duhet ta ketë të vështirë këtë ndarje - kështu theksohet në artikullin, që ajo boton bashkë me Obama-n.

https://p.dw.com/p/2SneE
Deutschland USA Besuch Präsident Barack Obama in Berlin, Abschied
Fotografi: Reuters/F. Bensch

Në hotelin ekskluziv Adlon ai do të bisedojë gjatë një darke me kancelaren Angela Merkel. Gjatë ditës së enjte (17.11) janë planifikuar bisedime zyrtare në kancelari. Para se të nisej për në Europë Obama e cilësoi kancelaren si "aleaten më të ngushtë ndërkombëtare të tij" gjatë tetë vjetëve të mandatit presidencial.

Nën hijen e zgjedhjeve

Të premten (18.11) Merkel dhe Obama do të takohen me presidentin francez Francois Hollande, kryeministrin italian Matteo Renzi, kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy dhe kryeminstren britanike Theresa May.

Takimi zhvillohet nën hijen e zgjedhjes së republikanit të diskutueshëm Donald Trump si president i ri i SHBA-së, i cili gjatë luftës elektorale ka shpallur një sërë ndryshimesh të kursit. Mandati i Obama-s përfundon në janar.

Deutschland Berlin Tegel Air Force One mit U.S Präsident Barack Obama
Fotografi: Reuters/F. Bensch

Marrëdhëniet transatlantike sipas presidentit Obama dhe kancelares Merkel ndodhen në udhëkryq. Në një artikull të përbashkët për "Wirtschaftswoche" të dy theksojnë vlerat e përbashkëta si bazë e marrëdhënieve bilaterale. Gjermania dhe SHBA-ja mbajnë bashkarisht përgjegjësi për të mbrojtur një mënyrë të lirë jetese. "Ndaj ne bashkë angazhohemi që në mbarë botën të respektohen e drejta dhe normat ndërkombëtare", shkruajnë ata së bashku.