1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Ivanov mandaton Zaevin për formimin e qeverisë

17 Maj 2017

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të Lidhjes Social-Demokrate LSDM, Zoran Zaev.

https://p.dw.com/p/2d6fB
Macedonien Gjorge Ivanov erteilt das Mandat zur Regierungsbildung an Zoran Zaev in Skopje
Fotografi: Reuters/O. Teofilovski

Presidenti  Ivanov deklaroi gjatë ceremonisë së dhënies së mandatit për formimin me qeverisë së re: "Pengesat për dhënien e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë .Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Parlament, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e qeverisë."

Zaev: Në afat sa më të shkurt do të formojmë qeveri

 Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili kryeson me shumicën parlamentare ka theksuar se në emrin e shumicës parlamentare ashtu siç ka premtuar para qytetarëve edhe Presidentit të shtetit, këtij të fundit i ka dorëzuar një letër si garanci se "zotohet për mbrojtjen e unitetit, sovraniteti, pavarësisë dhe multietnicitetit të shtetit. Asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim që do të ishte kundër të lartpërmendurave nuk mund të jetë kusht për formimin e qeverisë, ka deklaruar Zoran Zaev. 

Macedonien Gjorge Ivanov erteilt das Mandat zur Regierungsbildung an Zoran Zaev in Skopje
Fotografi: Reuters/O. Teofilovski

"Në pajtueshmëri me kushtetutën, ligjet dhe rregulloren, në afat sa më të shkurt do të mundohem ta formoj qeverinë e re. Si mandatar dhe kryeministër i ardhshëm obligohem se qeveria e re reformuese do të ndërtojë Maqedoni qytetare, unitare dhe evropjane. Do t'i hapim perspektivat e vërteta të një Maqedonie demokratike, moderne dhe euroatlantike”, ka deklaruar mandatari Zoran Zaev.

Fillim i ri për Maqedoninë - një shoqëri për të gjithë

Një shoqëri për të gjithë është koncepti i ardhmërisë së Maqedonise andaj u bëj thirje të gjithë qytetarëve ka thënë Zaev që të zhvillojnë vlerat dhe idetë përmes drejtesisë për të gjithë.

"Të gjithë jemi të rëndësishëm në këtë proces, bëhet fjalë për ardhmërinë e fëmijëve dhe shtetit tonë. T'i lëmë anash dallimet, izolimin, urrejtejet, politikat destruktive, të punojmë bashkarisht, sepse qeveria e re do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve. Kjo ditë është një fillim i ri për Maqedoninë, po fillojmë të ndërtojmë shoqëri me shance të barabarta për të gjithë”, u shpreh manadatari për formimin e qeverisë së re Zoran Zaev.

Ai ka thënë se nuk do të pres afatin prej 20 ditëve për formimin e qeverisë, do ta formoj atë me urgjencë, sepse Maqedonia nuk ka kohë për të humbur. Që të ketë mandat të sukseshëm, Zaev ka premtuar se do të bashkëpunojë me të gjithë përfshirë këtu edhe opozitën e re VMRO-DPMNE.