1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presion nga të gjitha anët ndaj SHBA

Simone Mir Haschemi7 Dhjetor 2007

SHBA janë shkaktari kryesor i gazrave të efektit serë në mbarë botën dhe dhe megjithatë në konferencën e klimës në Bali i lënë mënjanë kërkesat e vendeve të tjera për caktimin e kufijve për reduktimin e gazrave serë

https://p.dw.com/p/CYrf
Konferenca për klimën në Bali
Konferenca për klimën në BaliFotografi: AP

Diçka e paparë ka ndodhur në kongresin amerikan. Për herë të parë që kur ka nisur diskutimi për klimën një komision ka paraqitur projektligjin, që parashikon pakësimin e emetimeve në SHBA dhe menjëherë me 70% deri në vitin 2050. Tani kongresi dhe qeveria duhet ta shqyrtojnë këtë propozim. Xhejms Konaktën (James Connaughton) p.sh. kryekëshilltar për ambjentin në Shtëpinë e Bardhë e vështron me sy kritik propozimin:

"A është në rregull? A i përmbush synimet? Sa kushton? Duhet të pyesim veten, a i vendos ky projekt emetimet e gazrave serë nga SHBA në një vend tjetër, shkakton këtu te ne probleme ekonomike, pa i zgjidhur problemet e mjedisit? Ne do të kemi shumë pyetje për këtë projektligj special."

Shumë pyejte pak prgjigje, akuzojnë demokratët qeverinë e Bushit.

Kongresmenët i drejtuan madje një letër OKB-së në Bali dhe deklaruan se prej vitit të ardhshëm do të jetë gjithçka më mirë, kur një demokrat të jetë presidenti i SHBA-ve. SHBA janë i vetmi shtet industrial, që nuk e ka nënshkruar protokollin e Kiotos. Njëkohësisht duan të vendosin edhe një marrëveshje për kohën pas Kiotos, pas vitit 2012. Paula Dobrianski drejton delegacionin amerikan në Bali. Ajo thotë, se edhe Kina dhe India duhen përfshirë në proces. Sepse Amerika kërkon të pengojë, që të dy gjigandët në Azi të rriten pa pengesa, ndërsa SHBA-të t´u përmbahen rregullave të mjedisit. Dobrianski ka frikë, se kjo do të shkonte në dëm të ekonomisë.

"Ne kërkojmë rrugë për synimin tonë të përbashkët, që të reduktojmë emetimet, të sigurojmë furnizimin me energji dhe të garantojmë rritjen ekonomike. Në të njëjtën kohë duhet të veprojmë me fleksibilitet."

Që do të thotë, premtime të vagullta. Për këtë i akuzojnë prej kohësh vendet e tjera SHBA-të. Ato besojnë, se nëse SHBA-të nuk obligohen, nuk do të ketë reduktim të gazrave CO2. Qeveria e Bushit parapëlqen investimet në teknologjitë e pastra. Ajo është e mendimit se kërkesat ndaj protokollit të Kiotos janë krejtësisht jorealiste, thotë Xhejms Konaktën.

"Kjo ishte dilema kryesore e SHBA-ve. Disa vendeve iu vendosen kufij, që i plotësonin lehtë. Ata mund të zhvilloheshin dhe t´i arrinin megjithatë qëllimet. Për SHBA-të dhe një serë vendesh të tjera ishin parashikuar kufinj te pamundur të plotësoheshin teknikisht dhe ekonomikisht."

Komisioni i senatit për ambjetin e sheh çështjen ndryshe. Fundja kufijtë që ai synon të arrijë me këtë projektligj janë më të larta se protokolli i Kiotos. Delegacioni amerikan në Bali ka deklaruar, se nuk do ta ndryshojë qëndrimin.