1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procesion dhe vetëkryqëzime për Pashkët

6 Prill 2012

E Premtja e Madhe e Pashkëve kremtohet me procesion në Jeruzalem. Në Filipine njerëzit vetëkryqëzohen e vetëfshikollohen - për të larë mëkatet.

https://p.dw.com/p/14Z2V
Procesion dhe vetëkryqëzime për Pashkët
Procesion dhe vetëkryqëzime për PashkëtFotografi: picture-alliance/dpa

Në Jeruzalem të krishterët nisën ceremonitë fetare për të Premten e Madhe. Pas një meshe në Kishën e Varrit, e cila sipas të dhënave është ngritur në vendin ku e kryqëzuan Jezu Krishtin u zhvillua procesioni tradicional në Via Dolorosa. Qindra besimtarë ecën në rrugën e mundimeve të Krishtit, një pjesë e tyre duke mbajtur kryqe të rëndë prej druri. Mijëra vetë kishin mbushur rrugët. Në mbrëmje, në Jeruzalem nis edhe për hebrenjtë një festë e rëndësishme fetare. Me festën Passah kujtohet shpërngulja e izraelitëve nga Egjipti. Për shkaqe sigurie, forcat e armatosura izraelite e kanë bllokuar Jordanin Perëndimor deri të shtunën në mbrëmje.

Ndërsa në një ritual të diskutueshëm të së Premtes së Madhe, në Filipine më shumë se 20 vetë lejuan që t'i gozhdojnë mbi kryqe. Para dhjëtëra mijëra spektatorëve, ata thanë se donin të kujtonin vuajtjet e Jezuit dhe të lanin mëkatet.

Procesion dhe vetëkryqëzime për Pashkët në Jeruzalem
Procesion dhe vetëkryqëzime për Pashkët në JeruzalemFotografi: Reuters

Në provincat Pampanja dhe Bulacan, rreth 75 km në veri të Manilës, të premten qindra vetë ecën këmbëzbathur në rrugë duke fshikulluar veten me kamzhik. Edhe me fshikullim synohet të lahen mëkatet.

Kisha katolike e dënon këtë lloj rituali. Rreth 80 përqind e filipinasve janë katolikë. - Sipas gojëdhënës, të Premten e Madhe Krishtin e dënuan dhe e kryqëzuan në kodrën Golgotha.

Autor: dpa/dw/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama